Disa orë para seancës parlamentare dhe ku opozita ka paralajmëruar se ajo nuk do të zhvillohet në normalitet, kryeministri Edi Rama mblodhi grupin socialist.

 

Deputetëve u kërkoi që të zbatojnë rregulloren dhe të vijojnë seancën cilido që të jetë aksioni opozitar.

 

Po aq socialistëve u tha që të jenë të bashkuar në qëndrim me gjithë bojkotin që mund të vijë nga deputetët e Partisë Demokratike, të atyre që njihen si mbështetës të Berishës dhe Bardhit.

 

Në mbledhjen e grupit përveç reagimit që duhet të mbajnë ndaj opozitës u fol edhe për çështje të tjera, ku më kryesorja është nisja pa vonesa e  diskutimeve në komisionet parlamentare për projektbuxhetin për 2024-ën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *