Rama: Politika qorre e liderit të opozitës po i bën dëm Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nëpërmjet një postimi në tëitter në lidhje me tensionin dhe incidentet e krijuara në protesten e opozitës tek kryeministria.
Kreu i qeverisë shpreh trishtim që sipas tij lideri I opozitës me zë të ikur I thotë qeverisë “Aman ik” në një kohë që urdhëron hedhjen e zjarrit drejt godinës.
Ai thotë se kjo është një politikë qorre dhe ata që I shkojnë pas kësaj politike vetëm po dëmtojnë Shqipërinë.
Çfarë trishtimi një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë “Aman ik!”,ndërkohë që ata rrotull tij hedhin zjarr mbi godinën e saj! Uroj që kujt vete ende pas kësaj politike qorre, t’i jetë hapur sonte syri nga zjarri që qeverisë s’ka ç’i bën,po Shqipërisë i bën veç dëm.
Bombat molotov, flakadanët dhe kapsollat drejt kryeministrisë dhe policisë kanë dominuar pjesën më të madhe të protestes e cila është padiskutim më e dhunshshme ndër të gjitha protestat kombëtare të opozitës të zhvilluara deri tani.




