Subscribe

Me gjithë kërkesën e protestuesve për dorëheqje të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, kryeministri Edi Rama nuk sheh asnjë arsye për largimin e Ardi Velit.

Edhe pse vendimin e ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj për tu dorëhequr e quan të drejtë, në rastin e Ardit Veliut me gjithë përgjegjësinë e drejpërdrejt pasi efektivi që qëlloi për vdekje 25 vjeçarin Klodian Rasha është vartës i tij, nuk gjen asnjë arsye të drejtë për ta shkarkuar.

Refuzues ndaj pjesëmarrjes së minorenëve në protesta si përgjigje ndaj qeverisjes së keqe, Edi Rama akuzoi si nxitës dhe përfshirjes së tyre në akte dhune presidentin Ilir Meta dhe ish kryeministrin Sali Berisha.

Nga kjo përgjegjësi përjashtoi liderin e opozitës Lulzim Basha.

Pas vendimit për të ndihmuar financiarisht familjen e Klodian Rashës, me një vendim të Këshillit të Ministrave, ku e cilësonte vrasjen e 25 vjeçarit si një humbje të jetës aksidentale, kryeministri sqaroi.

Reagimin e policisë me gaz lotsjellës e ujë ndaj protestuesve, kreu i qeverisë e vlerësoi të baraspeshuar përballë akteve të dhunës, me të vetmin rast, ku policia nuk u dhunua por u përdhunua sipas tij, në ditën e parë të protestës në shkallët e kryeministrisë.

Në mbyllje të konferencës ku premtoi se në fillim të 2021 do të nis vaksinimi i popullatës kundër Covid 19, Edi Rama kishte një mesazh për prindërit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *