Partia Demokratike akuzon qeverinë se po mashtron dibranet, para zgjedhjeve te 11 shtatorit. Dhe per te faktuar këtë, selia blu ka publikuar nje fature te vitit te kaluar, ku nje qytetari i është dashur te paguaje 1 milionë e 580 mije leke.

“Kemi këtu një mashtrim klasik të Edi Ramës.
Ja fatura që dërgon ai për qytetarët para zgjedhjeve.
Kemi një faturë për një familje në Dibër në fund të majit të 2015, pra pak para zgjedhjeve të qershorit.Thotë se detyrimi për vitet 2007-2015 është zero lekë.
Mbaruan zgjedhjet, nxjerr kokën Edi Rama.Ja fatura e fundit të qershorit.
E njëjta periudhë që para zgjedhjeve faturohej me zero lekë, i vjen pas një muaji familjes së varfër dibrane, me 1 milionë e 580 mijë lekë.
Këto lloj faturash kanë qenë masive.
Ky është mashtrimi tipik i Edi Ramës para zgjedhjeve, një prej përpjekjeve të tij për të kapur votat.
Prandaj ka dërguar në Dibër Damianin, njeriun e faturave të larta të energjisë, të faturave abuzive, njeriun e burgut dhe errësirës për të varfërit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *