Subscribe

Në vijim të takimeve me qytetarët lideri i opozitës Basha është ndalur në qytetin e Beratit. Në takimin e zhvilluar me banorët, Basha nuk ka kursyer akuzat kundër deputetëve të Partisë Socialiste.

Për një kupon merret dhe shoqërohet në polici, ndërkohë që Koço Kokëdhima që merr 150 transaksione financiare nga paratë e beratasve dhe gjithë shqiptarëve, refuzon të dorëzojë mandatin, ndërkohë që Kushtetuta i thotë që nuk ka të drejtë të mbajë mandatin, në qoftë se ka abuzuar me lekët e taksapaguesve shqiptarë. E po kështu për Vali Leksajn që ka marrë hekurudhën e Rakip Sulin që merr lekët e OSHE-së që i paguani një për një gjithsecili prej jush. Që shisni orenditë e shtëpisë, merrni borxh për të paguar faturat e energjisë. E këto lek që ju i merrni borxh, që i marrin nga xhepat tuaj i merr pastaj Rakip Suli si qira 180 milionë

Nga Berati, Basha nuk ka nguruar të sulmojë qeverinë për gjendjen e rëndë ekomomike në vend.

Me çfarë bilanci vjen para shqiptarëve? Me papunësi, me varfëri në rritje, me çmime më të larta, me taksa më të larta, me arbitraritet, me arrogancë, me fjalën burg që nuk i ndahet në asnjë fjalim, me vjedhje të mëdha, me skandale akoma më të mëdha, me asnjë reformë të vërtetë por me masa represive për të goditur qytetarët, për të goditur tregun, për të goditur biznesin, për të goditur liritë, për të goditur studentët, për të goditur burrat e për të goditur gratë.

Kryedemokrati Basha tha se shumë shpejt Partia Demokratike do të bëjë publik programin e saj ku do të nisë edhe diskutimet me banorët.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *