Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije të dielën se nga datë 1 qershor do të hapë kufijtë tokësorë me vendet fqinje.

Përmes një video-mesazhi të publikuar në “Facebook”, kreu i qeverisë gjithashtu deklaroi se nga data 10 qershor, plazhi do të jetë i hapur për hotele, teksa shpjegoi se do të ngrihet një komision i posaçëm për këtë hapje dhe për të gjitha masat që duhen marrë.

Sa i përket transportit publik, Rama theksoi se do të diskutohet në fund të muajit, ndërsa kjo javë do të vijojë me të njëjtat kufizime në të gjitha ato zona të shënuara si të kuqe.

Po ashtu, ai lajmëroi se duke filluar nga muaji tetor deri në muajin mars të vitit të ardhshëm, fundjavat do të jenë të bllokuara, pa makina, për shkak se mund të shpërthejë një valë e dytë e koronavirusit.

“Kjo do të jetë java e fundit e kufizimeve e orareve në Tiranë dhe në qytetet tona, por fundjava pa makina do të mbetet në fuqi edhe dy të shtuna e të diela, për tu rikthyer pas sezonit të verës, çdo të dielë minimalisht, nga tetori dhe deri marsin e ardhëm. Si një moment i përjavshëm kushtuar ajrit pa tym makinash, familjeve, të moshuarve, fëmijëve dhe mjedisit“, tha kreu i qeverisë gjatë një lidhje live në Facebook pak më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *