Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar takimin me kryetarët e bashkive për të përcjellë disa mesazhe për të gjithë qytetarët në lidhje me situatën e vështirë ekonomike të shoqëruar me rritjen e çmimeve.

 

Lideri i mazhorancës u ka kthyer përgjigje të gjithë kritikëve që akuzojnë qeverinë se nuk po mbështet shtresat në nevojë, duke shpjeguar se qeveria po u vjen në ndihmë familjeve shqiptare, duke mbajtur të pandryshuar çmimin e energjisë.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

“Sot energjia shitej çmimi më i ulët 472 euro dhe tavan 600 euro megavatore. Dhe ajo që ka ndodhur sot është që Shqipëria nuk kemi arritur të blejmë sasinë që kishim nevojë dhe kjo është sfida e përditshme.”

 

Kryeministri shpjegoi se situata mund të bëhet më e vështirë dhe qeveria ka gati një plan kursimesh, duke sjellë edhe shembullin e masave që po merr Gjermania.

 

“Drafti është gati për fashën më të lartë, po e bëjmë me shumë kujdes se bëhet fjalë për goditje, dhe po bëjmë planin e shkurtimeve. Gjermania po heq ujin e ngrohtë nga shkollat. Ne e kemi bëre këtë plan, por njerëzit duhet ta dinë se duhet të kursejnë.”

 

Gjatë mbledhjes me krerët e bashkive, kryeministri Edi Rama përsëriti kritikat ndaj bizneseve në bregdetin e jugut, ku sipas tij rritja e çmimeve ka ulur numrin e turistëve.

 

 “Marrëzia e vendosjes së çmimeve që bën shumë më të lehtë të shkosh në Greqi, Turqi se të shkosh në Dhërmi. Vërtet Dhërmiu është i mrekullueshëm, por dikush hap një derë dhe i kërcet 200-300 euro natën kjo është e palogjikshme.”

 

Në mbledhjen e kryeministrit me krerët e bashkisë munguan kryetari i bashkisë së Shkodrës Bardh Spahija dhe kryetari i bashkisë së Vlorës Dritan Leli, për këtë të fundit shefi i qeverisë nuk i kurseu kritikat për mënyrën si drejton bashkinë e Vlorës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.