Subscribe

Me gjithë bindjen se Partia Socialiste do të fitojë më 25 prill, kryeministri Edi Rama, këmbëngul në bashkëpunimin me liderin e opozitës Lulzim Basha. Duke folur para qytetarëve të Kamzës, kryesocialisti e riftoi kryedemokratin, pasi ky i fundit e refuzoi të bashkëpunojnë në emër të Shqipërisë dhe zhvillimit të shpejtë të saj.

 

“Unë për Shqipërinë dhe shqiptarët jam gati të shkoj përtej të gjitha ndasive të 30 viteve. Por që ta bësh këtë duhet të jesh lider, udhëheqës, duhet të kesh forcën e karakterit, duhet të kesh vizionin e të ardhmes, duhet që të jetosh së brendshmi me hallet ,stresin, me ëndrrat e njerëzve. Duhet të rrish pa gjumë kur njerëzit janë pa çati. Pa gjumë kur njerëzit janë pa gjumë se kanë ankthin si do dalin nga padnemia. Duhet të jesh mishërimi i karakterit shqiptar që adhurojmë në vjersha e rrëfime. Nëse ne e mishërojmë më 25 prill dhe e kthejmë në fuqi të madhe transformuese nuk e ndal Shqipërinë asgjë”, tha Rama.

 

Fitorja i tha Edi Rama Lulzim Bashës nuk është as për të e as për politikën, por është për të ardhmen e shqiptarëve.

 

Pas akuzave se gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike përveç rrugëve nuk u ndërtua asnjë çerdhe, kopsht, shkollë e re dhe nuk u bë asnjë investim në ujësjellës kanalizimeve, Edi Rama premtoi se mbështetja financiare do të jetë edhe më e lartë se 70 milionë eurot e investuara nga qeverisja e socialistëve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *