Kryeministri Edi Rama në një takim me banorët e Njësisë Administrative Nr.1 në Tiranë, në krah të kryebashkiakut Veliaj, ka komentuar situatën politike në të cilën ndodhet vendi dhe përplasjet e të djathtëve me policinë për KZAZ-të në disa zona të vendit.

 

Në fjalën e tij shefi i qeverisë e ka cilësuar të turpshme incidentin e ndodhur mbrëmjen e së martës.

 

“Vështirësitë na stimulojnë. Ata janë në hall të madh, duhet ti kuptojmë. Ne na ra pjesa për të ndërtuar. Mua më cojnë mesazhe për ditë nga Italia, Greqia, Anglia, do të vijmë që të votojmë. Tani vdekjen nuk ia urojmë askujt, por është fatkeqësi e madhe. Janë përpjekje të dëshpëruara, do të bëjnë akoma edhe ca sherre të tjerë, por nuk kanë asnjë të ardhme. Ajo e Shkodrës dje ishte e turpshme. Por nuk kanë cfarë të bëjnë më shumë se nuk e kanë popullin me vete. Është për fotografi për televizor për t’i cuar jashtë, që ky vend nuk i meriton negociatat.”

 

Gjithashtu kryeministri Rama ka komentuar edhe përgjimet e fundit të publikuara nga Bild duke u I cilësuar pisllëqe, se më parë sipas tij duheshin hetuar.

 

“Merren me pisllëqe me përgjime, që duhet të ishin hetuar dhe provuar, dhe kush është përgjegjës duhet të përgjigjet para ligjit dhe nxjerrin përgjime sikur…..Nxjerrja nga konteksti është…Ato biseda i bëj prapë, ato janë për fushatën elektorale për komisionerët, për objektivat, pritshmëritë, prandaj jemi të organizuar dhe i mundim ata”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *