Subscribe

Çështjet me te nxehta mes Prishtinës dhe Beogradit si njohja e Pavarësisë se Kosovës, statusi i minierës se Trepçës dhe arrestimi i nënkolonel Nehat Thaçit ne kufi, u hapen nga kryeministri Rama ne prani te homologut Vuçiç, gjate forumit te gjashte per sigurinë ne Serbi. Dy kryeministrat Vuçiç e Rama ndanë qëndrime te kundërta per njohjen e shtetit te Kosovës.

Aleksandër Vuçiç: Per marrëdhëniet tona me Prishtinën, kam disa argumente për te thënë se pala tjetër është fajtore, por nuk dua te vijoj me tej. Ne do vazhdojmë procesin e dialogut ne mënyre pasionante sepse është parakusht per zhvillimin e rajonit, për standarde me te mira për popullin serb, per te ardhmen e marrëdhënieve serbo-shqiptare. Duhet te krijojmë vullnetin e mire per Ballkanin Perëndimor. E di qe ka shume njerëz qe ne Serbi qe nuk e kuptojnë këtë, ata thonë se Vuçiç është mik i shqiptareve, por unë do them te vërteten, ne nuk do ndalojmë procesin e dialogut, i cili do te ketë drite ne fund te tunelit. Duhet te gjejmë kompromise, pasi te gjithë do bllokohemi sa i takon integrimit ne BE dhe zhvillimit ekonomik.

Edi Rama: Kosova është pika ku ne nuk biem fare dakord. Pikëpamja ime është qe sa me shpejt Serbia te njohe Kosovën aq me mire është per te gjithë. Por nga ana tjetër, ajo qe te dyja vendet duhet te jene krenare është dialogu. Kur flasim per dialog kemi parasysh njerëzit, popujt. Me lejoni te sjell një shembull. Kam lexuar mediat serbe teksa shkruanin për Trepçën. Kjo miniere është ne token e Kosovës. Çfarë do te bëni? Do ta transportoni ne Beograd? Trepça është nje miniere ne token e Kosovës ku punojnë dhe qytetare serb. A duhet te vendos ekonomia apo politika per këtë çështje? Nga ana tjetër, dikush kalon kufirin për te 10 here dhe ne te 10-en arrestohet. Çdo te thotë kjo? Ne Kosove dhe Serbi prioriteti është te bëjmë njerëzit e lumtur. Te bëjmë te lumtur serbet ne Kosove dhe shqiptaret ne jug te Serbisë. Kjo do te ishte me mire per te gjithë. Te dyja vendet kane premtuar per te ecur përpara dhe per te lënë pas te kaluarën.

Por për kryeministrin Vuçiç, çështja e Trepçës është një problem i ngritur nga hiçi.

Aleksandër Vuçiç: Kur vura re prezencën e medias kosovare, e dija se Edi do te bënte politike ditore. Është politikan me i mire se unë. Unë nuk e përdora këtë rast per te thënë diçka te tille. Po flas për dy shembuj qe ai përdori. Trepça – Mund te them se di me shume se Edi per Trepçën. Ai tha se është çështje ekonomike, por mund të them se Prishtina bëri lëvizjen më të keqe sa i takon Trepçës. Nëse do të thuash se kjo është për te mirën e serbëve dhe shqiptarëve, a mund të gjesh një serb që të jetë dakord me këtë? Ajo qe duhet thënë është se Trepça ndodhi për arsyet e brendshme politike.

Ndërsa per arrestimin e efektivit te policisë se Kosovës, Vuçiç beri te paditurin.

Aleksandër Vuçiç: Nehat Thaçi? Unë nuk di asgjë per këtë rast. Por ajo qe mund te them është se nuk ka arsye te ndalojmë negociatat dhe dialogun. Ne nuk e kemi bere kur Oliver Ivanoviç u arrestua dhe u burgos. Unë asnjëherë nuk e kam ngritur nje çështje te tille per te ndaluar dialogun. Besoni se arrestimi i Thaçit erdhi për arsye politike. Ishte nje mandat arresti ne 1997.

Edi Rama: Duhet ta pastrojmë këtë liste.

Aleksandër Vuçiç: Jam dakord qe duhet t’i shikojmë te gjitha ne mënyre te përbashkët. Por duhet te keni te njëjtin qëndrim si per serbet dhe shqiptaret.

Edi Rama: Te Trepça unë nuk mora ane. Por ju them se çdokush ne nje bote normale e kupton se kjo është çështje ekonomike. Po them se ka disa gjera qe dalin nga e kaluara dhe na pengojnë te ardhmen.

Aleksandër Vuçiç: Del gjithnjë diçka nga e kaluara per diçka te panevojshme. Ia thashë dhe kolegeve nga Prishtina. Une nuk e kuptoj ngritje e çështjes se Trepçës, ishte nje problem qe doli nga hiçi.  

Edi Rama: Une e pashe ne te gjitha mediat serbe mbrëmë. Sa i takon statusit ne i dimë qëndrimet e ndryshme. Por dialogu vijon dhe duhet te kujtojmë se kemi te bëjmë me jetët e qytetareve.

Dy homologet veçuan rolin qe ka luajtur kancelaria Merkel per paqen dhe sigurinë ne rajonin e Ballkanit, ndërsa u ndalen edhe tek zgjedhjet ne SHBA, ku nuk munguan as batutat.

Edi Rama: Do te flas shume shkurt. Ne nuk po konkurrojmë per zëmrën e angela Merkel. Por mund te them se ajo do te jete serish kancelare dhe se Donald Trump, nuk do te jete presidenti i ardhshëm i Shteteve te Bashkuara te Amerikës, ky është supozimi im.

Aleksandër Vuçiç: Unë nuk e di këtë, ai e di.

Edi Rama: Po e di. Kur te vijmë te Moska do te pyesim ty.

Gjate forumit dy kryeministrat folen edhe per krizën e refugjateve, per te cilën, kryeministri Rama ashtu edhe Vuçiç theksuan nevojën per t’u bere prejse e një plani te përbashkët evropian. Ne fund te këtij forumi, nuk ka munguar as batuta e moderatorit te këtij diskutimi, i cili tha se kishte intervistuar dy kryeministrat me te gjate ne bote.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *