Subscribe

42 parti janë regjistruar ne zgjedhje ndërkohë qe partia demokratike se bashku me LSI zyrtarizuan bojkotin e procesit zgjedhor. Ky moment ngriti ne foltoren e kuvendit kryeministrin Edi Rama i cili përvijoi rrugën e mazhorances.

 

Edi Rama: Ne nuk kemi ndonjë zgjedhje tjetër përvese te vijojmë rrugën tone pa u ndalur te merremi me ta, dmth pa u devijuar nga rruga e zgjedhjeve te 30 qershorit.

 

Por këtë here qasja e kryeministrit Rama ndaj situatës ishte ndryshe, përreth 40 minuta Rama ka shpjeguar se përgjegjësia për krizen politike nuk është përgjegjësi e mazhorances duke risjelle ne vëmendje marrëveshjen e 17 majit te dy viteve me pare.

 

“Kjo kujtese duhet t ju vleje te gjithë atyre qe sot mendojnë se këto zgjedhje janë anormale kur PD e LSI mungojnë por ne kemi bere gjithçka, përtej gabimeve tona te shmangshme ne mund te ballafaqohemi me këdo për te provuar se nëse ka një gare se cila force politike i ka dëgjuar me shume kritikat ne këtë gare e fitojmë me diference te madhe”.

 

Nga foltorja e parlamenti lideri i mazhorances Rama u ka kthyer përgjigje te gjithë atyre qe e akuzojnë për arrogance, duke bere diferencën mes kësaj qeverie e paraardhëses.

 

“Se nuk i hyj kush i ka dëgjuar protestuesit e opozitës pa u kërcitur plumbin ballit, pa i prekur me dore, tani na thonë pse na prekni me gaz, po me çfarë tu prekim me palma qe tu fryje era e te vini ne pushtet”.

 

Ndërsa ne lidhje me denoncimin e opozitës për fenomenin e blerjes se votës Rama ka shigjetuar LSI.

 

Bëjeni një prove te rrije LSI një turn pushim e shpëton Shqipëria.

 

Kryeministri Rama ka paralajmëruar opozitën se nuk mund te bllokoje zgjedhjet lokale edhe pse sipas Rudina Hajdarit kërcënimet me burg nuk e zgjidhin situatën

 

Kryeministri dhe zonja Hajdari janë përplasur edhe për çështjen e sistemit zgjedhor, te cilin opozita ne parlament kërkon ta ndryshoje.

 

Por edhe pse lideri i mazhorances nuk e ka fshehur se nuk synon te ndryshoje sistemin proporcional rajonal, kjo çështje u përfshi ne objektin e punës se komisionit te reformës zgjedhore bashkëkryetarë e te cilit tashme është Rudina Hajdari.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *