E mërkurë, 23 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Rama: Përfundon rindërtimi i 6 qendrave shëndetësore në Lezhë

Kryeministri Edi Rama lajmëroi se në qarkun e Lezhës janë rindërtuar gjashtë qendra shëndetësore.

Në “Facebook”, ai postoi edhe një video nga momentet e rindërtimit dhe sesi duken sot qendrat shëndetësore. Sipas Ramës, deri dje ato ishin si karakatina.

Reklamë

“???????????? #KantieriShëndetësisë

Në qarkun e Lezhës ka përfunduar rindërtimi i 6 qendrave shëndetësore të tjera. Aty ku kishte prej 3 dekadash vetëm karakatina pa asnjë kusht, sot vazhdojnë të “mbijnë” qendra shëndetësore me kushte dhe standarde bashkëkohore, për qytetarët e zonave urbane e rurale dhe stafet mjekësore, të cilat po rrisin cilësinë e shërbimit kudo????

#ShëndetësiaQëDuam për #ShqipërinëqëDuam????????☀️”

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/683815262187171/?t=59

Vazhdo të lexosh

Reklamë