Kryeministri Edi Rama ka përditësuar të dhënat për zjarret në vend. Rama tha se aktualisht aktive vijojnë të jenë 13 vatra zjarri, por për fat të mirë, pa përbërë rrezik për banesat.

 

Situata në Karaburun dhe Gjirokastër, që ishin edhe ndër zonat më të goditura nga zjarret, duket se është nën kontroll.

 

“Aktualisht ka 13 vatra zjarri në të gjithë vendin përkatësisht në;

Gadishullin e Karaburunit. Pa rrezik banesash.

Shkodër, në fshatin Cukal. Pa rrezik banesash.

Në Fushë-Arrëz e cila paraqet rrezikshmëri për kalimin në zona të banuara, është dërguar edhe një mjet helikopter për mbështetje nga ajri.

Gjirokastër, vijon zjarri vatrave në luginën e Lunxhërisë. Nuk ka rrezik për banesat. Po punojnë forcat e FA dhe të tjera nga toka.

Vatra e zjarrit në kodrën e pishave në fshatin “Arshi Lengo”, po punojnë të gjitha forcat operacionale dhe një mjet helikopter.

Në bashkinë Tepelenë. Pa rrezik banesash.

Pyllin e fshatit Shetaj. Pa rrezik banesash.

Në bashkinë Durrës, fshati Manskuri. Pa rrezik banesash.

Dibër, fshati Lukan. Pa rrezik banesash.

Në bashkinë Mallakastër. Pa rrezik banesash.

Elbasan. Fshati Shelcan. Pa rrezik banesash.

Berat. Raportuar një zjarr në shkurre në Fshatin Vendreshe, Bashkisë Skrapar. Në terren janë nisur forcat zjarrfikëse dhe shërbimi pyjor Skrapar.

Çorovodë, në fshatin Zogas, situata po mbahet nën kontroll nga Policia Shtetit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *