Ish deputetja e PD, Rudina Hajdari ka folur nW studion e “Quo Vadis” për situatën politke në vend teksa hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish kreut të opozitës Lulzim Basha.

 

Sipas Hajdarit, Rama është përbindëshi i korrupsionit, ndërsa theksoi se ka qenë Basha ai që i la fushën e hapur.

 

“Përbindëshi i korrupsionit është Edi Rama. Është momenti të shohim njëri tjetrin në sy, sidomos opozita. Shqiptarët kanë pasur një lidership që e shiti opozitën, që iku nga parlamenti, dorëzoi mandatet, nuk u përfshi në zgjedhjet lokale dhe e la fushen e hapur për Edi Ramën. Duke pasur një opozitë të dobët ai sot është i gjithëpushtetshëm. Duhet të ringjallim shpresën që Rama bashkë me Bashën e vranë”, tha Hajdari.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *