E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 42 minuta më parë
Showbiz

Rama për Zahon: Katunar, rri me pulat dhe lopët në Surrel

Ai është një nga figurat e politikës shqiptare, që nuk i kursen batutat, shpesh vend dhe pa vend. Megjithatë kur komentet në lidhje me bëmat politike të Edi Ramës janë tëmë e çdo dite, kryeministrin po e shfrytëzojmë sot dhe për ndonjë thashethem të vogël. Në fakt është mjaftë e lehtë për ta përshirë në këtë kategori, ai është vetë lajmi.

 

 

Sot në ditën e festës së Sulltan Nevruzit, kryeministri ka bërë një vizitë në shtëpinë e Baba Reshat Bardhit. Rama u takua edhe me një “mikeshë” të vogël 4-muajshe të familjes. Duke e mbajtur për disa minuta në prehër, kryeministri nuk i kurseu disa batuta në lidhje me djalin e tij të vogël, Zahon.

Reklamë

 

 

“E mbarë, me flokët për t’ia pasur zili. Gjithë këto flokë. Zahon e kemi qeros. E qethim, e bëjmë gjithë kohës kështu si lulëkuqet mbi mure, dhe katunar, rri me pulat dhe lopët në Surrel”,- tha Rama.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë