E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rama për stadiumin “Arena Kombëtare”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave te Partisë Demokratike lidhur me projektin e ri te stadiumit “Qemal Stafa”. Ne një postim ne rrjetin e social facebook, Rama ka bere publike foto nga stadiumet e tjera si ai i Milanit apo stadiumet amerikane, te cilat shoqërohen edhe me kulla, qe për kryeministrin janë modele te zhvillimit te jetës urbane dhe asaj sociale. Ne reagimin e tij, shefi i qeverise thotë se UEFA monitoron çdo detaj te investimeve ne sport, duke nisur qe nga skicat e deri tek zbatimi i punimeve dhe se zyrtaret e futbollit europian jane entuziast për projektin. Stadiumet e gjeneratës se fundit shkruan Rama, kane hapësira shume qëllimshme per jetën urbane. Ne fund kryeministri e mbyll reagimin e tij duke shkruar: mire me qeverinë po me kombëtaren ç’patet?

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë