E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama për programin e PD-së: Ngjan me karakterin e Bashës, i dobët dhe pa shtyllë kurrizore

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin Arben Ahmetaj zhvillojnë këtë të martë konferencën e përjavshme “Ekonomia në Fokus”, ku përqëndrohet tek procesi i rindërtimit.

Gjatë fjalës së tij, Ahmetaj tha se janë kryer 70 mijë aplikime në platformën “Shtëpia ime”, ndërsa në çadra kanë mbetur 680 familje.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë u shpreh se procesi i rindërtimit duhet të garantojë strehim cilësor për banorët e dëmtuar nga tërmeti, raporton Vizion Plus.

“27 mijë persona që janë përfshirë në këtë program dhe falë kantierëve të hapura në zonën e prekur çojnë rrogën në familjen e tyre. Si të gjitha të këqijat që nuk vijnë vetëm për keq, tragjedia e 26 nëntorit ka hapur një hapësirë të re për mundësira të reja dhe programi i rindërtimit ka ndikuar dhe po ndikon ndjeshëm në ekonominë tonë.”

Reklamë

Teksa komentoi programin ekonomik të Partisë Demokratike, Rama e krahasoi me karakterin e Lulzim Bashës, të dobët dhe pa shtyllë kurrizore.

“Në tërësinë e vet programi i PD si karakteri i liderit të Partisë Demokratike, i dobët dhe pa shtyllë kurrizore. Është një diskutim parimor që ndan qartësisht rrugët dhe qëllimet tona. Taksa e sheshtë është taksë për të pasurit, për t’u dhënë edhe më shumë atyre që fitojnë më shumë dhe për tu marrë shpirtin edhe më shumë atyre që fitojnë më pak.”

Më shumë video

Reklamë