E hënë, 28 Shtator 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama për opozitën: Llumi i shoqërisë, vrasin, kërcënojnë e akuzojnë

Kryeministri Edi Rama reagoi sërish për opozitën, pas deklaratave kërcënuese të Drejtuesit Politik të PD në Dibër, Xhelal Mziu.

 

Shefi i qeverisë akuzoi opozitarët se vrasin e kërcënojnë. Ai tha se më 25 prill, ata do të marrin fund.

 

“Vrasin, kërcënojnë, akuzojnë, inskenojnë kapje njerëzish pa lidhje me PS që të baltosin PS, e kur kapen me presh në duar duke u betuar se do vrasin apo duke blerë vota me zë e më figurë, shfaqen deri në fund ashtu si janë: Llumi i shoqërisë, mallkim i vjetër që do zhbëhet të dielën!”

Vazhdo të lexosh