E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 00:31 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama për Metën: Ka kohë që nuk është President, lëviz natën pa protokoll

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të enjte në Vlorë, ku ka nisur procesi i injektimit të dozave të para të vaksinës kundër COVID.

Ai reagoi ashpër edhe ndaj presidentit Ilir Meta, për të cilin tha se po e përdor postin e tij në favor të LSI-së, ndërsa shtoi se ka shkelur protokollin e sigurisë antiCovid.

“E mirëkuptoj se vjen në Vlorë natën, e shkon lart e poshtë natën, shfaqet makina pa protokollin përkatës. I duket Shqipëria bosh sepse takon pak njerëz që mbështesin dhe besojnë tek LSI. Përdor postin në favor të ndërmarrjes së LSI, për partinë që administrohet nga e shoqja. Ka kohë që nuk është President.”

Më shumë video

Reklamë