Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se beteja për mandatin e tretë ishte beteja me e vështire që ai ka udhëhequr prej momentit që ka hyrë në politikë. Në një intervistë për të përditshmen italiane “La Repubblica” lideri i mazhorancës ka theksuar se Partia Socialiste ka fituar shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme, duke hedhur poshtë një koalicion të mundshëm me tre deputetët e Tom Doshit.

 

“Hera e tretë ishte më e vështira, por është edhe më e bukura. Ne kemi fituar një shumicë absolute, kështu që nuk kemi nevojë për mbështetje.”

 

Kryeministri Edi Rama ka vënë në dukje se zgjedhjet janë njohur nga faktori ndërkombëtar, duke kritikuar qëndrimin e opozitës ndaj procesit.

 

“Fatkeqësisht, opozita nuk është në gjendje të dalë nga ky qëndrim, që e bën që ajo të humbë zgjedhje pas zgjedhjesh. Janë zgjedhjet e pesta radhazi dhe ata ende nuk arrijnë të kuptojnë. Në vend që të reflektojnë mbi veten e tyre, ata përqendrohen në konfrontim dhe akuza kundër nesh.”

 

Rama ka shpjeguar për “La Repubblica” se që në shtatorin e këtij viti, mësimi i anglishtes do të futet që në klasën e parë, ndërkohë që i gjithë vendi do të futet në erën e revolucionit digjital.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *