E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama për investimet në Durrës e Kavajë

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet për rehabilitimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike në zonën e Kavajës.

 

Është një investim prej 900 milionë lekësh që Operatori i Shpërndarjes po realizon ne zonën nga Plepat deri në Qerret.

 

Reklamë

Ndërkohë që 2.6 milionë euro të tjera janë investuar në Kavajë dhe zonat përreth saj.

 

Kreu i qeverisë theksoi se krahas investimeve në energji, do të vijojnë edhe ato në infrastrukturën rrugore të zonës bregdetare.

 

Më pas, Rama ka zhvilluar një takim me peshkatarët. Për të dëgjuar problemet me të cilat përballet sektori i peshkimit, ishte zgjedhur një ambient i veçantë, bordi i një peshkarexheje.

 

Sipërmarrës të peshkimit kërkuar nga kreu i qeverisë mbështetje kryesisht përmes subvencioneve për këtë industri.

 

 

Më shumë video

Reklamë