E premte, 9 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama për “Financial Times”: Nëse Shqipëria është një adoleshente, Brukseli po vuan nga amnezia…

Edi Rama, në një intervistë dhënë për “Financial Times”, ka thënë se Shqipëria po bën proges drejt anëtarësimit në BE.

 

Reklamë

Ai e cilësoi Shqipërinë një demokraci adoleshente që po përballet me problemet e pjekurisë.

 

Reklamë

“Shqipëria është një demokraci adoleshente, dhe si çdo adoleshent ajo ka probleme, por po rritet dhe do të arrijë pjekurinë për një kohë jo të gjatë.”

 

Rama hodhi poshtë ankesat e opozitës për parregullsitë zgjedhore dhe kapjen e shtetit: “Ata që nuk dinë çfarë të bëjnë me lirinë e fjalës, ankohen për mungesë lirie.”

 

Duke u ndalur në veçanti tek rruga e Shqipërisë drejt BE-së, kreu i qeverisë tha se Brukseli po vuan nga amnezia se kush janë.

 

“Nëse Shqipëria është një adoleshente, Brukseli po vuan nga një amnezi lidhur me atë se kush janë, cili është qëllimi i ekzistencës së tyre.  Shpresoj se do të shërohen shpejt sepse pa ata bota është një vend shumë më i keq.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë