Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
24 July 2026
Vizion fokus

Çfarë pritet të ndodhë në mbledhjen e PS? Spahiu...

Kedhi: PD e vetmja forcë politike që bën zgjedhje....

“PD-ja është kthyer në shkollë nate”, Spahiu: Sot i...

Leka: Shqipëria është një paradoks në politikë

Ministri reagon LIVE, Kikia i përgjigjet nga QUO VADIS:...

“Zhurmë, shumë zhurmë”, Rama nga zyra ndërsa qytetarët protestojnë:...

Kikia: Qytetarët janë në shesh jo vetëm për të...

Leka: Protesta është në ditët e fundit para pushimeve

Kedhi: Protesta i ka çjerrë maskën qeverisë

Protesta para parlamentit, Spahiu: Më shqetëson dhuna!

Rama për DW: Serbia ka pranuar që në mes Shqipërisë dhe Kosovës të mos ketë kufij

5 Nëntor 11:38

Një ditë pas takimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe zëvendës kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov në kuadër të “Ballkanit të Hapur”, kryeministri Rama kembengul se përfitimet e kësaj nisme janë shumë të mëdha.

 

Në një intervistë për “DW” kreu i ekzekutivit është ndalur kryesisht tek Kosova, duke theksuar se përfshirja e saj në “Open Balkan “do të ndihmojë në dialogun Prishtinë-Beograd.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTËR

 

‘Nëse Kosova do të ishte e pranishme do të kishte mundësi që në radhë të parë, duke u përfshirë në këtë nismë, të rriste kapacitetet e veta ekonomike, të fuqizonte imazhin e vet si një hapësirë ku mund të investohet për investitorët e huaj, të krijonte garanci për të gjithë ata që investojnë dhe që do të investonin në Kosovë, qofshin shqiptar, qofshin të huaj dhe kështu të merrte disa benifite të drejtpërdrejta të natyrës ekonomike, ndërkohë që në procesin e dialogut të vazhdonte të mbante qëndrimet e veta që nuk diskutohen dhe të arrinte synimin e vet. Por, që nuk ekziston në histori, siҫ e njoh unë, që një zgjidhje konflikti të ketë pasur sukses duke mos përdorur të gjitha mjetet e nevojshme dhe duke mos përfshirë këtu domosdoshmërinë e vendosjes së interesit të qytetarëve si njerëz, si familjarë, si prindër, prodhues, tregtar, si konsumator, kjo është e sigurt.”

 

“Ballkani i Hapur” sipas Ramës, është i vetmi projekt strategjik që cdo shtet duhet t’i drejtohet pa u ndikuar nga pengesat politike.

 

“Tani unë mendoj, se të gjithë do të vijnë në Ballkanin e hapur se nuk ka rrugë tjetër, është gjëja më e natyrshme dhe të gjitha pengesat që krijohen dhe të gjitha kundërshtimet janë të panatyrshme. Janë pengesa të natyrës politike që krijohen nga interesa politike të momentit, jo nga ndonjë interes strategjik dhe që cënojnë interesin strategjik të vet këtyre vendeve, në këndvështrimin tim. Dhe, për Kosovën e them me bindje se kërcënohet interesi strategjik i Kosovës duke u vetëpërjashtuar Kosova në Ballkanin e hapur.”

 

E vetmja menyre, sipas Ramës, për të mos patur kufij mes Shqipërisë edhe Kosovës është kjo nismë.

 

Kreu i qeverisë theksoi se edhe pse dikur serbia e kundërshtuar këtë nga frika për krijimin e Shqipërisë së Madhe, tani ajo është e gatshme të pranojë Kosovën në tryezë për të hequr barrierat.

 

“Gjithҫka zgjidhet kur ka një vullnet për t’u zgjidhur. Ajo që është e rëndësishme është që Serbia ka pranuar që në mes Shqipërisë dhe Kosovës të mos ketë kufij. Gjë që ka qenë premtim i vazhdueshëm i të gjithëve dhe nuk është realizuar dot kurrë, sepse pikërisht sapo i shkonim afër asaj, na ngrihej e gjithë bota dhe thoshin Shqipëria e madhe dhe ka disa që nuk duan ta kuptojnë dhe thonë pse Serbisë do t’i marrim leje ne? Këtu nuk është ҫështja për të marrë leje. Këtu është ҫështja që ta bëjmë një gjë për të kuptuar që kjo gjë nuk bëhet dot, nëse Serbia vë alarmin që këta po bëjnë Shqipërinë e madhe. Ndërkohë Serbia jo vetëm që ka hequr dorë nga kjo, në sensin që nuk është pengesë për këtë, por përkundrazi është e gatshme që të pranojë në tryezë si të barabartë edhe Kosovën për të folur për për ҫështjen e Ballkanit të hapur.”

 

Një ditë më parë, lideret e tre shteteve u zotuan në Beograd se Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut pas një viti e gjysmë nuk do të lejojnë më asnjë pengesë në kufi për qytetarët e tyre.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
DW Kosova Kufij rama Serbia

Nga e njëjta kategori

Çfarë pritet të ndodhë në mbledhjen e PS? Spahiu zbulon detajet në QUO VADIS

më shumë...

Kedhi: PD e vetmja forcë politike që bën zgjedhje. Kikia: Parti që fiton vetëm Sali Berisha

më shumë...

Sherr me sende të forta në Shëngjin, plagoset një person

më shumë...

“PD-ja është kthyer në shkollë nate”, Spahiu: Sot i kemi njerëzit në shesh, se s’ka opozitë!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:19

Çfarë pritet të ndodhë në mbledhjen e...

10:51

Kedhi: PD e vetmja forcë politike që...

10:44

Sherr me sende të forta në Shëngjin,...

10:25

“PD-ja është kthyer në shkollë nate”, Spahiu:...

10:23

Leka: Shqipëria është një paradoks në politikë

9:58

Ministri reagon LIVE, Kikia i përgjigjet nga...

9:52

“Zhurmë, shumë zhurmë”, Rama nga zyra ndërsa...

9:39

Kikia: Qytetarët janë në shesh jo vetëm...

9:31

Leka: Protesta është në ditët e fundit...

9:25

Kedhi: Protesta i ka çjerrë maskën qeverisë

9:22

Protesta para parlamentit, Spahiu: Më shqetëson dhuna!

8:59

Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për...

7:59

Kreu i OKB-së: Situata në Lindjen e...

7:36

Modric rinovon edhe për 1 sezon me...

7:17

Dita e 54-të e protestës në Tiranë,...

6:53

Dhuna në protestë, policia shoqëron 23 qytetarë

6:37

Helika i preu këmbën, dalin detaje nga...

6:34

Pogradec/ Humb jetën një i moshuar në...

6:30

“Jam afër marrjes së një vendimi”, Trump...

6:09

Skuadra e Serie A interesohet për Mario...

Më të klikuarat

  • Dita e fundit e Mërkurit në retrograd! Parashikimi i Horosko...
  • Helika i preu këmbën, dalin detaje nga plagosja në det e 17-...
  • QSUT: 17 persona po marrin trajtim mjekësor pas protestës, t...
  • Përkeqësimi i motit, jepet alarmi në Vlorë! Ndalohet lundrim...
  • Spiropali: Ka ardhur koha për të ndryshuar këtë sistem polit...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.