Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 July 2026
Vizion fokus

Dita e 41-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

Dy banesa përfshihen nga zjarri në Durrës

Ish-ministrja e Burgjeve në Britani gjendet e vdekur, dyshime...

Zbardhet biseda Trump-Netanyahu, çfarë u diskutua

“Ndëshkohen” vajzat dhunuese/ Njëra prej tyre dërgohet në burg,...

Tajfuni “Bavi” i afrohet ishujve, Japonia në gatishmëri

“Shqipëria nuk ndalet”, Rama jep lajmin e mirë: Në...

Shqipëria dhe Mali i Zi do të mbyllin të...

Panik në fluturimin nga Selaniku në Gjermani, copëza nga...

Shefi i NASA-s e pranon: Kemi imazhe të objekteve...

Rama për “Corriere Della Sera”: I kemi bërë detyrat për BE, por s’është çështje jetë a vdekje

18 Nëntor 18:56

Gjatë vizitës së tij në Itali, kryeministri Edi Rama dha një intervistë për Corriere Della Sera, ku ka folur negociatat, pandeminë, marrëdhënien me fqinjët etj.

 

Kreu i qeverisë u ndal edhe te lufta kundër korrupsionit, për të cilën tha se është bërë progres të rëndësishëm, edhe pse nuk mohoi që po përballet ende me probleme e pengesa.

 

Sa i përket anëtarësimit, Rama theksoi se vendi ynë i ka bërë detyrat e shtëpisë dhe se tani fillimi i negociatave varet nga Bullgaria dhe nga efektiviteti i shtytjes së brendshme të vendeve të tjera.

 

“Është një moment i vështirë, pasi kriza e refugjatëve e vitit 2015 shpërtheu një valë populiste, viktima e parë e së cilës ishte procesi i zgjerimit të BE-së. Frika nuk është kurrë një këshilltare e mirë. Ne kemi bërë detyrat tona të shtëpisë. Tani fillimi i negociatave varet nga Bullgaria dhe nga efektiviteti i shtytjes së brendshme të vendeve të tjera. Por, nuk bëhet fjalë për jetë apo vdekje. Reformat bëhen sepse i nevojiten Shqipërisë, për të ndërtuar Shqipërinë moderne”, thotë Rama.

 

CDS: Sapo mbërritët në Itali thatë: “Po vij në shtëpinë time tjetër”. Cilat janë perspektivat e bashkëpunimit mes Italisë dhe Shqipërisë?

Edi Rama: Tridhjetë vjet më parë mbërritëm në brigjet italiane me varka si alienët, që atëherë ndryshimi ka qenë i pabesueshëm, sot shqiptarët janë integruar plotësisht në Itali dhe kemi shumë kompani italiane në Shqipëri. Megjithatë, ne duhet të përshpejtojmë pensionet për shqiptarët e shumtë që kanë punuar prej vitesh dhe paguajnë kontribute në thesarin italian. Kam biseduar me Draghin për këtë. E kuptoj kujdesin e palës italiane, sepse është edhe një proces që do të finalizohej me një kosto të caktuar, por është një rezultat i pashmangshëm, sepse të gjithë këtyre njerëzve nuk mund t’u mohohet e drejta për të marrë pension.
Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia.

CDS: Si janë marrëdhëniet me vendet fqinje?

Edi Rama: Marrëdhëniet tona nuk kanë qenë kurrë më të mira, sigurisht që mbeten probleme siç është njohja e Kosovës nga Serbia, por mendoj se ekziston mundësia e ndërtimit të një rruge të përbashkët. Atëherë varet nga ne nëse ia dalim apo duam të biem në grackat e së shkuarës.

CDS: A  do të jeni në gjendje të realizoni nismën e Ballkanit të Hapur, d.m.th. krijimin e një mini zone Shengen midis Serbisë, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe ndoshta Malit të Zi?

Edi Rama: Ne jemi duke punuar për këtë, por, siç thashë, kjo varet vetëm nga ne

CDS: Ju jeni avokat i rregullimit të përdorimit të mediave sociale, por a nuk cënon kjo lirinë e shprehjes?

Edi Rama: Një rregullim është i domosdoshëm, shikoni se si kanë ndikuar vitet e fundit, nuk janë forcuar demokracitë por regjimet autokratike, imagjinoni çfarë do të bënte sot propaganda naziste po të kishte mediat sociale. I gjithë ky anonimitet në emër të lirisë së shprehjes nuk është i shëndetshëm sepse më pas të tërheq në baltë.

CDS: Në mars 2020, kur këtu shpërtheu pandemia, dërguat një ekip mjekësh dhe infermierësh në Itali, këtë vit ju hapët dyert për refugjatët afganë. Ju jeni një vend bujar.

Edi Rama: E vërteta është se ne kemi një kujtesë që e ruajmë sepse nuk jemi mjaft të pasur. Italia ka bërë aq shumë për ne sa dy jetë nuk do të mjaftonin për të falenderuar, ata pak mjekë nuk e kanë ndryshuar rrjedhën e luftës kundër Covid-19 por kanë mundur të tregojnë se edhe ne i jetojmë dhimbjet tuaja. Sa për afganët, ne jemi anëtarë të NATO-s dhe kjo ishte më e pakta që mund të bënim për njerëzit që besuan në ne dhe punuan për ne. Për më tepër, ne kemi një traditë të lashtë të mikpritjes, ne jemi i vetmi vend në Evropë që kemi pasur më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore, nuk kemi dorëzuar kurrë asnjë hebre tek nazistët.

CDS: A keni një marrëdhënie shumë të fortë me Shtetet e Bashkuara, por Evropa është e para?

Edi Rama: Aleanca jonë me Amerikën është e bazuar në histori, për ne Shtetet e Bashkuara ishin fillimisht mishërimi i së keqes, pastaj u bëmë dashamirëse të saj, por Evropa është një gjë tjetër, është fati ynë.

CDS: Si po ecën lufta kundër korrupsionit, i cili konsiderohet si një nga problemet kryesore në vendin tuaj?

Edi Rama: Lufta kundër korrupsionit shkon paralelisht me modernizimin, sa më shumë të jeni në gjendje të modernizoni, aq më shumë jeni në gjendje ta frenoni atë. Kemi bërë progres të rëndësishëm, por jo gjithçka është pozitive, sigurisht që ka ende probleme, ka pengesa. Jam mësuar ta shoh gotën gjysmë plot.

Më pas, kryeministri ngrihet në këmbë, pasi e presin në Farnesina. Shtati i tij imponues, më shumë se dy metra i lartë, mbush dhomën e hotelit ku u zhvillua intervista. Introvert, fjalëpak, Ramës, 57 vjeç, i pëlqen që kur ka kohë, t’i dedikohet pikturës: Zakonisht pikturoj në zyrë – thotë ai –, është një aktivitet që shkon paralel me punën time. si hija që të shoqëron kur ecën.

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Corriere Della Sera Edi Rama Integrimi Itali

Nga e njëjta kategori

Dita e 41-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

më shumë...

“Shqipëria nuk ndalet”, Rama jep lajmin e mirë: Në 14 Korrik mbyllen 3 Kapitujt e parë të negociatave me BE

më shumë...

PS-PD debatojnë për integrimin, përplasje edhe për shpenzimet e qeverisë për Kanye West

më shumë...

“Stop sulmeve ndaj biznesit”, ekspertët: Goditja e sektorit të turizmit njollos imazhin e Shqipërisë 

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

7:08

Dita e 41-të e protestës, nis grumbullimi...

7:06

Dy banesa përfshihen nga zjarri në Durrës

6:56

Ish-ministrja e Burgjeve në Britani gjendet e...

6:47

Zbardhet biseda Trump-Netanyahu, çfarë u diskutua

6:34

“Ndëshkohen” vajzat dhunuese/ Njëra prej tyre dërgohet...

6:03

A e dini se librat mund t’ju...

5:31

Tajfuni “Bavi” i afrohet ishujve, Japonia në...

5:19

“Shqipëria nuk ndalet”, Rama jep lajmin e...

5:06

Parashikimi i motit për ditën e shtunë

4:48

Shqipëria dhe Mali i Zi do të...

4:35

Panik në fluturimin nga Selaniku në Gjermani,...

4:26

Çfarë është ankthi i mbrëmjes dhe si...

4:14

5 trajtime shtëpiake kundër pickimit të mushkonjave

3:51

Shefi i NASA-s e pranon: Kemi imazhe...

3:45

Me mbi 100 km/h, policia i heq...

3:19

PS-PD debatojnë për integrimin, përplasje edhe për...

3:11

“Stop sulmeve ndaj biznesit”, ekspertët: Goditja e...

2:47

Ndezi zjarr në tokën e tij, por...

2:28

Dënohen 5 anëtarët të “Revanshit”, u akuzuan...

2:08

Policia, plan masash për koncertin, rruga dytësore...

Më të klikuarat

  • Vrau gruan në derën e shtëpisë, kamerat e sigurisë filmojnë...
  • Vrasja me armë në Kurbin, zbulohet identiteti i viktimës (EM...
  • Ndryshon ligji për administratën, Pirdeni: Testim kombëtar p...
  • Mërkuri retrograd ndryshon energjitë, Meri Gjini zbulon shen...
  • Me mbi 100 km/h, policia i heq patentën për 1 vit vajzës, gj...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.