E enjte, 12 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama: Pensionistët mund të dalin nesër për ajrosje

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar gjatë një video-mesazhi që pensionistët do të lejohen të dalin të shtunën, duke marrë shkas nga fakti që gjithçka do të jetë mbyllur.

Ai njoftoi se të moshuarit kanë të drejtë të dalin deri në orën 11:00, jo për të luajtur domino, por ta shfrytëzuar kohën për ajrosje dhe duke ruajtur distancën fizike.

“Nesër duke qenë se gjithçka është e mbyllur, pensionistët, mund të dalin. As për vizita, as për dominio, por për ajrosje. Deri në 11 të paradites dhe jo më shume se me nje person, po duke ruajtur distancën”, tha Rama.

Në kuadër të lirimit të masave për koronavirusin, kryeministri Rama ka njoftuar se të gjithë ata që shkojnë në punë me makinë mund të marrin edhe një koleg.

“Nga java e ardhshme të gjithë mund të kërkojnë leje njësoj si këmbësorët dhe ata që shkojnë punë me makinë dhe mund të marrin dhe një koleg në makinë. Por duhet të marrin parasysh masat në Kodin Penal. Ne po punojmë për të gjithë këtë dhe për të mos pasur platformën”.

Më shumë video

Reklamë