Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me vendimin e pedagogëve për të hyrë në grevë urie nga dita e mërkurë (2 nëntor).

 

 

Rama e konisderon këtë vendim si urdhër për t’i dhënë ultimatum qeverisë.

 

 

“Grevë urie për rritje rrogash bëjnë vetëm njerëz pa fe e pa atdhe”- shkruan Rama.

 

Reagimi i plotë:
“Shiksi i NonGratës paska marrë urdhër për t’i dhënë ultimatum qeverisë me grevë urie të pedagogëve! Grevë urie për rritje rrogash bëjnë vetëm njerëz pa fe e pa atdhe, rublaxhinj pa din e pa iman, foltorexhinj e baltaxhinj që vetëm Shqipërisë e shqiptarëve nuk i shërbejnë!”

 

 

Vendimi i pedagogëve për grevë urie vjen si përshkallëzim i protestës së tyre me bojkot që ka nisur me fillimin e vitit të ri akademik në universitete.

 

 

Pedagogët kanë tre kërkesa kryesore pa plotësimin e të cilave kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen : 1.Rritja e pagave 2. Rritja e financimeve për kërkimet shkencore 3.Rivlerësimi i orëve mësimore.

 

 

Nga ana tjetër qeveria është shprehur e prerë që nuk do të ketë rritje për pagat e pedagogëve.

 

Megjithatë protesta e tyre ka qenë e përçarë pasi në disa universitete mësimi është bojkotuar ndërsa në disa të tjera vijon normalisht.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *