Në kulmin e protestës studentore, kryeministri Rama ka sulmuar zyrtarë të Partisë Demokratike të cilët sipas tij po përpiqen të fusin hundët tek kauzat e të rinjve. Nëpërmjet një postimi në twitter kreu i qeverisë akuzon Strazimirin se po kërkon arrestimin e studenteve që nuk duan militantët e PD në protestë.

 

Interesant! Kadri Strazimiri(ai i kobures tek lodrat e liqenit) kërkon arrestimin e studentëve që s’duan militantët e PD në protestë, e u adreson fyerje lumë pse përzënë “të vobektit” që u çon Kadri Kamza për tarifat e shkencës. Qimet i kanë lënë po zakoni u del veç me shpirtin.

 

Më tej, brenda një kohe të shkurter Rama nuk kurseu as thumbat në distancë për ish qeverinë, duke thënë se dikur pushteti I përgjigjej protestave me plumba ndërsa sot prêt derisa ti mbushet mendja protestuesve për dialog.

 

Na ishte njëherë një qeveri që protestuesve u përgjigjej me plumb… Sot qeveria pret sa t’u mbushet mendja protestuesve për dialog

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *