Radiografia e pastërtisë së figurës profesionale e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve, nuk mund dhe nuk do të preket.

Kryeministri Edi Rama tha se vetingu është thembra e Akilit, për një drejtësi të pastër dhe larg korrupsionit.Pak ore pas miratimit te draftit ne Komisionin e Posaçëm, kryeministri ripërsëriti se vetingu është i panegociueshëm, pasi do të çmontojë vëllazërinë e PD me të korruptuarit. Duke nënvizuar se vetingu nuk ka shans të preket, Rama foli edhe për opinionin e Venecias, ku sipas tij, përcaktohen qartë hapësirat për konsensus. Pozicionimin e aleatit strategjik Ilir Meta si negociator mes palëve, Rama nuk e sheh si shqetësim, përkundrazi. I pyetur mbi ndalimin e kryebashkiakut socialist të Kavajës Elvis Rroshi nga ana e Prokurorisë, kryeministri tha se çështja duhet zbardhet me vërtetësi dhe përgjegjësi të plotë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *