Subscribe

Kryeministri Edi Rama fjalën  e tij në Berat e ka nis me një mesazh, “me metoda te tilla e vetmja gjë që nuk preket është qeveria,” ose siç e cilesoi ai ndryshe “zemër të gjithë organizmit elektoral që lidhet me LSI”. E pikërisht nga ky qytet, Rama nuk kurseu thumbimet për Monika Kryemadhin.

 


“Punë se prapthi është ajo dhe ate e bënë Monika, se të ishte për Lulin, ai ja kishte futur gjumit dhe ishte zgjuar ne 2021.”

 

Ne takimin “Bashkia qe duam”, Rama u u ndal tek dhe arsyet se pse opozita e ka ndërmarrë këtë veprim, i cili sipas tij dëmton shqiptarët. E para, Reforma në Drejtësi dhe e dyta, zgjedhjet.


Do dorëzojnë Bashkinë e Beratit, do dorëzojnë Bashkinë e Kuçovës, do dorëzojnë Bashkinë e Skraparit, të treja. Do ti dorezojne paqesisht. Tani, “jo po ne nuk hyjme ne zgjedhje”, une them qe do hyjne, por po nuk hyne, ca problemi ka. Ne i kemi ndare gjerat, Luli me Moniken, Monika me Lulin, ne me njerezit, njerezit me ne.”

E në fund, Rama riperseriti qendrimin e mazhorancës.

 

 “Këtu nuk eshte ceshtja çfarë duam ne, këtu është çështja se cila është detyra jone. Detyra jonë është ti qëndrojme besnik kontratës qe kemi me shumicen e shqiptarëve që na dhanë mandatin për të qeverisur punët e vendit deri në vitin 2021”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *