Subscribe

Partia Socialiste nisi zyrtarisht fushatën zgjedhore. Edhe pse në një klimë politike të tensionuar dhe të pazakontë për një përballje politike, kryeministri Edi Rama prezantoi platformën elektorale. Gjatë fjalës në kongresin zgjedhor lideri i mazhorancës u ndal jo pak tek bojkoti i opozitës.

 

Reforma në drejtësi ishte një tjetër arritje e madhe që sipas Ramës po përballet me pengesa e zvarritje të shumta. Por parlamenti i ri theksoi lideri socialist – do të arrijë të zhbllokojë vetingun.

 

Për të treguar vendosmërinë e mazhornacës së zgjedhjet do të zhvillohen në datën e caktuar, kryeministri iu referua një kënge të vjetër labe.

 

Edi Rama foli edhe për negociatat mes palëve, duke thënë se Partia Socialiste ofroi gjithçka për të arritur një marrëveshje. Por sipas tij demokratët nuk ishin të gatshëm për shkak se i tremben drejtësisë.

 

Fjalimi i kreut të qeverisë u karakterizuar nga nota të forta politike. Por kjo nuk e ndaloi kryeministrin të lëshonte edhe batuta.

 

Në Kongresin Zgjedhor, janë prezantuar të gjithë kandidatët për deputetë. Sipas qarqeve, secili drejtues liste foli për përfaqësuesit e PS-së në votimet e 18 Qershorit.

 

PD do të hedhë në erë zgjedhjet, për të hedhur në erë vetingun dhe gjithë Shqipërinë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *