Pak pas akuzave të forta të Bashës nga Vlora kundër mazhorancës në lidhje me situatën e krimit ne këtë qytet por edhe cështja të tjera si vetting ne politike dhe debate për teatrin, reagoi në kuvend, kryeministri Rama. Ai publikoi një shkresë në kohën ku bashkia e Tiranës drejtohej nga Basha, shkresë që I ishte derguar nga ish ministri I Ekonomisë në atë kohë Florion Mima. Ky I fundit I kërkonte Bashës privatizimin e Teatrit të Metropolit.

 

“Ajo që më nxori këtu është një shkresë të cilën Florian Mima, ministër i Ekonomisë ja dërgon Lulzim Bashës kryetar i bashkisë e çfarë i kërkon. I kërkon privatizimin e Teatrit të Metropolit, në kllapa shënon Floriana Teatri i Estradës për llogari të deputetit Astrit Veliaj. I vetmi aset kombëtar në dispozicion të bashkisë s tiranës i transformuar nga një kafene e degraduar në një teatër të metropolit para se Basha të shkonte në bashki çohet për privatizim jo për PPP as për të ndërtuar një teatër të ri të metropolit në këmbim të kontributit të zotit Veliaj dhe në funksion dhe të një përfitimi legjitim të zotit Veliaj pasi të investonte për teatrin e ri por për t’u privatëzuar për pallat”.

 

 

Rama u ndal në fjalën e tij në foltoren e kuvendit edhe tek akuzat e Bashës në lidhje me kriminalitetin në Vlorë, një qytet që sipas kreut të PD ka një bilanc lufte ne 2018.

 

“Koha shumë shpejt do të na japë provën nëse Vlora po digjet apo nëse Vlora po ecën në rrugën e Rilidnjes së saj të pakthyeshme. Mjafton të kemi durimin e të presim edhe muajt që na ndajnë nga zgjedhjet e ardhshme. Ndërkohë që për këdo ka ngenë të ndjekë shifrat dhe ta bazojë gjykimin në fakte, mjafton të shohë se si ishte situata e kriminalitetit në Vlorë vetëm 5 vite më parë me shifra dhe si është sot. Nata me ditën. “

 

  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *