Kryeministri Edi Rama, në mbyllje të takimit elektoral në Tiranë, u ndal tek incidenti në Elbasan, ku humbi jetën Pjerin Xhuvani.

Gjatë fjalës së tij para socialistëve, kreu i qeverisë drejtoi gishtin nga Partia Demokratike, për të cilën tha se ka krijuar grupe të armatosura që i ka shpërndarë në të gjithë Shqipërinë.

“Unë dua ta vazhdoj me patronazhistët e PS. Dua t’ju them se jam më shumë se kurrë krenar për ju. Ata bënë çmos që t’ju lëndojnë, ata bënë çmos që t’ju cenojnë, ata bënë çmos që t’ju dekurajojnë dhe që t’ju poshjtërojnë. Ka Zot sepse ata që i bënë të gjithë ato kundër jush, dolën zhveshur, por jo si unë në verë…Pa pasur asnjë pikë turpi, pasi e gjitha Shqipëria u trondit nga humbja e një jete, morën përsipër t’ju thonë shqiptarëve që e kanë një grup të armatosur,  të shpërndarë kudo.”

Për Ramën, PS do të jetë dera e të ardhmes dhe se 25 prilli do të jetë dita që vendi do të “çlirohet njëherë e mirë nga demoni”.

“Shqiptarët duhet të zgjohen dhe të kujtojnë se çfarë i kanë bërë Shqipërisë dhe se sa herë ka pasur humbje jete.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *