Subscribe

24 orë para nisjes së seancës plenare për reformën në drejtësi, kryeministri Edi Rama deklaroi arritjen e marrëveshjes politike për votimin e saj. Para mediave shefi i qeverise doli me kostumin e fitimtarit, pasi siç tha PD iu nënshtrua vullnetit të popullit dhe atij të partnerëve strategjikë ndërkombëtarë, për të votuar një reformë historike.

“I hap rrugë revolucionit në sistemin e drejtësisë për përmbysjen përfundimtare të kastës të të korruptuarve dhe inkriminuarve që man peng drejtësinë në këtë vend”

Kreu i qeverisë ripërsëriti se të ashtuquajturat “vija të kuqe”, të vendosura nga ndërkombëtarët, kishin për qëllim votimin me konsensus të reformës.

“Do thotë se vijat e kuqe ishin, janë e do mbeten të palëvizura me votimin unanim të kuvendit.  Do thotë se falë këtyre vijave të kuqe, kjo reformë ka garantuar vijën mbrojtëse nga çdo përpjekje për të penguar revolucionin në drejtësi me mjete e korrupsionit politik apo financiar”.

Shefi i ekzekutivit, një vlerësim e pati për opozitën, e cila sipas tij hoqi dorë nga beteja kundër partnerëve strategjikë.

“Jam shumë i gëzuar që PD u bë pjesë e kësaj fitoreje të madhe për Shqipërisë, e dyta jam shumë i gëzuar që përpjekja delirante për t’i shpallur luftë SHBA dhe BE rezultoi flluskë sapuni”.

Në fund tha se të gjithë duhet të ndihen të lehtësuar, pasi në Shqipëri nuk arrit të formësohej asnjë grupim, i cili do mund ta damkoste vendin.

“Më vjen mirë që si piktor vijat e kuqe mbeten të kuqe”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *