Pas Gramshit kryeministri Edi Rama është ndalur në Elbasan në kuadër të fushatës elektorale të 30 qershorit.

 

Shefi i qeverisë ka thënë se qytetarët e Elbasanit e dinë më së miri se kush janë Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha.

 

Ndër të tjera ai ka theksuar se shansi të keq është të kesh Bashën përfaqësues në Parlament.

 

” E para la punën, e dyta i nxorri nga puna të vetët dhe më pas kryebashkiakët. Tani bashkë me fallxhoren po heqin nga puna edhe presidentin e tyre. LSI ishte e famshme që të fuste në punë tani po nxjerre nga puna edhe Ilir Metën. Por e gjitha kjo është në dëm të Shqipërisë. Imazhit dhe dinjitetit në sytë e partnerëve dhe të atyre që nuk na e duan të mirën. Ku ne presim me padurim që flamuri i Skendërbeut dhe i  Ismail Qemalit të vendoset në tryezën e BE-së, ndërsa këta ngrene flamurin e Haxhi Qamilit. Këta përmes presidentit flasin se SHBA dhe BE nuk kanë të drejtë dtë thonë fjalën e tyre dhe nuk kanë detyrime ndaj popullit shqiptar. Është momenti që të gjithë shqiptarët të reflektojnë. Unë kur them demokratët edhe më ekstremistët kamë parasysh ato që ushqehen me punën e tyre. Kam parasysh ata që shkojnë dhe hapin derën e biznesit të tyre dhe jo të falen  tek Luli. Me atë demokrat e kam, me atë që në fund të ditës nuk çon në fund të ditës në shpi fjalimet e Lulit dhe të dhënat e filxhanit të Monikës por con të ardhurat.”

Shefi i qeverisë ka komentuar edhe protestën e militantëve të PD-së në Elbasan, duke e cilësuar si një turp për qytetin.

 

” Dua t’ju them Luçianove…a ju kujtohen ata me qorrat që bëheshin çeta çeta në errësirë për të penguar dallgën e madhe që krijoi revolucioni i studenteve dhe PD që lindi si mishërimi i një ëndrrën të madhe se sot është katandisur si fytyra e Aurel Pavarotit. janë në të drejtën tyre që duan që unë të iki…un do iki në Tiranë por ndërkohë partia e tyre është një kujtim i të shkuarës dhe një shëmti e madhe e të tashmes. Por aq sa ndaluan enveristët atë që përfaqësonte PD aq edhe këta të mjerë do të ndalojnë dallgën dhe ëndrrën që PS e mëshiron sot jo si parti po si forca e madhe. Asnjë shans nuk kanë ata. Ai veshgjati…. ai është një kokërr injoranti që nuk di ca flet që shkon në thirrjet e të kaluarës.çlidhje ka ai veshgjatë që del e flet për vëllavrasje. Ai është një turp për Elbasanin. Ai është një shëmtirë.”

Gjithashtu kryeministri Rama ka bërë thirrje të gjithë çunave të Elbasanit, që jetojën jashtë në Hollandë, Itali etj, nëse duan që të dielën të vijnë për të votuar janë të mirëpritur edhe nëse duan që ti vënë vizë PS-së, por ai ka theksuar se nëse duan që të vijën për të bërë rrëmuja më mirë të mos guxojnë se do të qëndrojnë gjithmonë brenda nuk do të kenë më mundësi të dalin jashtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *