E hënë, 5 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama: PD do “kokën” e Dumanit! Përtej dhimbjes personale për arrestimet në radhët tona, jemi krenarë për drejtësinë

Kryeministri Edi Rama tha se Partia Socialiste do të vazhdojë të mbështesë reformën në drejtësi dhe institucionet e reja edhe pse sipas tij gjatë këtij procesi mund të ketë lajthitje.

Në takimin e radhës me kandidatët për deputetë në Durrës, Rama tregoi sërish foton e zonjës së drejtësisë duke thënë se nëse në këto zgjedhje do të ketë lëkundje të votës atëherë shqiptarëve do ju rrezikohet barazia para ligjit.

Reklamë

Edi Rama: Ne jemi për reformë në drejtësi, pavarësisht lajthitjeve të atyre institucioneve, por ne e kemi ndarë që ja kemi dhënë këtë shpatën, se në Shqipëri që nga 1912 e ka pasur qeveria. Duke e lënë pushtetin gjyqësor të çarmatosur. Ne i dorëzuam shpatën drejtësisë duke marrë përsipër gjithë kostot. Sepse kur shpata ishte në duart tona e trashëguar dem baba dem, ne çarmatosëm veten dhe armatosëm një pushtet tjetër, i cili ka për detyrë të godasë kur sheh edhe tek ne që ngrenë kokën tumore të korrupsionit. Tani pse BE është e rëndësishme në këtë mes, se pala tjetër thotë ne sa të marrim votën do presim  kokën e Dumanit, shqiptarëve ju rrezikohet barazia para ligjit.

Rama pranoi ndikimin personal pas goditjeve që SPAK ka bërë ndaj disa prej emrave me të njohur të PS.

Edi Rama: Ne duhet te jemi krenar që përtej dhimbjes që kemi personale, se nuk na vjen mirë që dikush që dikur ka qenë mes nesh dhe sot është në duart e drejtësisë por ama kjo nuk do ndodhte kurrë nëse ne nuk do ta hapnim këtë kapak.  Nuk ka ndodhur kurrë që një ministër do merrej nga një prokuror i pavarur dhe i ka thënë hajde se do të pyes. Këtu u vranë 4 veta dhe nuk u pyet askush u refuzua zbatimi i urdhrit të prokurorit, e kuptoni ku kemi qenë ne. Kurse sot kjo është normale edhe pse ka lajthitje ky proces. Ata e thonë copë, në 12 maj do shkrijmë SPAK-un.

Sipas tij në 11 maj, qytetarë nuk do të votojnë për PS, por për futjen në BE, si një mundësi që nuk duhet humbur për sa kohë dera e Evropës mund të mos qëndrojë e hapur edhe për shumë kohë.

Edi Rama: Kemi dakorduar me KE  që negociatat t’i mbyllim para 2027, një rekord i hatashëm i procesit të integrimit, dhe kjo jo thjesht për meritën tonë, se ne kemi qenë në kohën e duhur në vendin e duhur. Përtej problemeve që kemi këtu, sepse 11 maji do të luajë një rol kyç në shpejtësinë me të cilën do zhvillohen negociatat, ndaj nuk duhet ta humbim këtë mundësi. Se pas vitesh të tëra më në fund ndryshoi qasja e tyre, dhe mund të ndryshojë sërish se nuk e dimë ca ndodh andej. Në këtë hark kohor, dera është e hapur dhe ne duhet të nxitojmë para se të mbyllet.

Më shumë video

Reklamë