E hënë, 21 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rama pas takimit me pedagogë e studentë: Mësova gjëra të reja

Kryeministri Edi Rama pasditen e kësaj të hënë ka zhvilluar një takim me pedagogët dhe studentët e Fakultetit të Gjeologji-Minierave.

 

Shefi i qeverisë përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se ky ishte një bashkëbisedim dobiprurës me studentët dhe pedagogët e Gjeologjikut.

 

Reklamë

Sipas Ramës të martën pritet që të ketë takime të reja në lidhje pedagogë dhe studentë të fakulteteve të tjera.

 

“Faleminderit për mikpritjen grupit të studentëve dhe pedagogëve të Gjeologjikut,me të cilët patëm një bashkëbisedim të dobishëm për Dialogun(e në fakt zhvilluam vetë Dialogun)?Mësova gjëra të reja prej tyre,mbase edhe ata e kuptuan mirë se ku e kam hallin unë?Nesër vazhdojmë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë