E premte, 9 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama pas fitores në zgjedhje: Këtë mandat mbyllim negociatat me BE, në 2030 ulemi në tryezën e Europës

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur për herë të parë para shqiptarëve fjalimin e tij të fitores, pasi shqiptarët me votë i dhanë mandatin e katërt Partisë Socialiste më 11 maj.

Në fjalën e tij Rama falenderoi çdo votues për mbështetjen dhe për mandatet në këto zgjedhje.

Reklamë

Ai tha se mandatet politike do të jenë aq të forta në këtë vit kthese. Ashtu si gjatë fushatës, edhe sot Rama deklaroi se do të punohet fort që brenda 2027-ës të mbyllen negociatat me BE dhe në vitin 2030-të Shqipëria të ulet në tryezën e Europës si e barabartë.

“Mandati që ne po mbyllim ishte mandati më i fortë i një partie politike. Ky që sapo na kanë dhënë shqiptarët do të jetë një mandat po aq i fortë sa ai i atij viti kthese. Ne do të bëjmë të pamundurën që ta bëjmë mandat historik, duke mbyllur brenda vitit 2027 negociatat me BE dhe në 2030 të ulemi në tryezën e BE”, deklaroi Rama.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë