E premte, 18 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama: Partia Demokratike të votojë Ruçin

Në mbledhjen e parë të grupit parlamentar socialist, të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit, kryeministri Edi Rama ritheksojë kandidaturën e Gramoz Ruçi, si kryetar të Kuvendit. Edhe pse PS i ka votat e nevojshme për ta zgjedhur e vetme, Rama u bëri apel edhe kundërshtarëve demokratë, të mbështesin këtë kandidaturë.

 

Ndërkohë që Rama bëri me dije se në fillim të javës së ardhshme, Kuvendi do të mblidhet sërish për të votuar kabinetin e ri qeveritar.

 

Kryetari Rama ka kërkuar korrektësi maksimale nga deputetët, si në parlament, por edhe në terren në takimet me zgjedhësit. Sipas tij, disiplina e grupit dhe qeverisë, janë faktorë kyç në këtë legjislaturë, ashtu si edhe shprehi domosdoshmëri vullnetit për ndërtimin e bashkëqeverisjes me qytetarët.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video