Subscribe

Pa një kërkesë zyrtare nga ndërkombëtarët, por vetëm me qëllimin që Kosova të mos ndëshkohet nga Uashingtoni dhe Brukseli, kryeministri Edi Rama thotë se e zotëron një zgjidhje.

 

Ai është një draft që pikë të vetme ka “asociacionin” dhe i është dërguar si propozim për t’u vlerësuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Dje i kam përcjellë presidentit Macron dhe kancelarit Scholz, që janë dy kumbarët e propozimit franko-gjerman një draft të asociacionit, për të cilën kam vënë në dijeni edhe Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, si dhe palën amerikane. Është një draft i punuar nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikan dhe europian prej kohësh, gjë që është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë, kjo ditë kur palët dhe në këtë rast, për mua i pakuptueshëm është pozicioni i Kosovës dhe jo i Serbisë që e përsëris, bën atë që ka bërë dhe herë të tjera, palët nuk po merren dot vesh as se kush duhet ta shkruajë këtë tekst e jo më të merret vesh se çfarë duhet të ketë teksti.Natyrisht që ky është një dokument konfidencial i cili pa diskutim nuk pretendon të jetë zgjidhja ideale por ju siguroj që është një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e asociacionin dhe patjetër merr në konsideratë që asociacioni është pjesë e organizimit të jetës në Republikën e Kosovës duke adresuar të gjithë rekomandimet apo konkluzionet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.Uroj dhe shpresoj që ky material do të vlejë për të çuar në një nivel tjetër dialogun dhe për t’i bërë palët që të flasin për gjëra konkrete, gjëra që lidhen me përfundimin e suksesshëm të dialogut dhe jo që të flasin me vete dhe për vete.Kjo ishte ajo që unë doja të ndaja edhe publikisht. Natyrisht, arsyeja pse e ndaj publikisht sot është ajo që thashë më parë, sepse situata po bëhet alarmante dhe unë nuk mund të qëndroj spektator duke parë Kosovën sesi tkurret e tkurret në sytë e atyre që e krijuan shtetin e Kosovës.

 

Për dokumentin i cili mbahet sekret nga qeveria jo vetëm nuk është këshilluar, por as nuk i është bërë i njohur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Po aq tha Edi Rama edhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Unë nuk kam qenë dhe nuk jam i shqetësuar për atë që shqetësohen të tjerët, por jam tejet i shqetësuar për tkurrjen dramatike të Kosovës në sytë e aleatëve dhe për tonet ultimative të aleatëve. Për këtë jam i shqetësuar, gjë që mund të sjellë pasoja të pallogaritshme në shumë aspekte, duke filluar nga pasoja e rritjes së numrit të trupave në Kosovë që do të thotë ulje e kapacitetit sovran të Kosovës për shembull, ose gjë që do të thotë humbja e Kosovës në aspektin e humbjes së një shansi, një mundësie për të integruar plotësisht veriun në jetën e vetë institucionale duke hapur rrugën që veriu të kalojë në kontrollin e trupave të huaja, që do të ishte një gjë e tmerrshme nga pikëpamja e interesave tona. Për këto jam shumë i shqetësuar dhe jo për ato që shqetësohen të tjerët ose as për ato jo e jo që proklamohen si kërcënime ndaj Kosovës. Kosova ka që në vitin 1999 që nuk është nën asnjë kërcënim, nuk ka kërcënim për Kosovën. Zero! Kërcënimi është vetëm në mendjen e politikanëve në Kosovë dhe është vetëm një mënyrë për të bërë politikë të brendshme duke përdorur hijen e një kërcimi që nuk është ekziston. Serbia e ka humbur Kosovën përfundimisht në vitin 1999 dhe Serbia nuk ka asnjë fuqi që t’i prekë Kosovës asnjë fije floku, këtë e di cilido që e shikon skenën pa interesat elektorale brenda Serbisë apo Kosovës. Për këto jam unë i shqetësuar.

 

 

Në sfondin e rrezikut që katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës të kalojnë në kontrollin e ndërkombëtarëve, Edi Rama thotë se drafti është një zgjidhje neutrale për të dyja vendet, Kosovën dhe Serbinë, që nuk po duan ta zgjidhin çështjen e asociacionit.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Nuk po merremi vesh. Drafti është statuti i asociacionit të komunave serbe. Pra është draft që merret vetëm me këtë çështje. Ndërkohë që e dimë të gjithë që nëse zgjidhet kjo është zgjidhur nyja gordiane e gjithë kësaj historie të gjatë dialogu dhe është hapur rruga dhe për njohjen e ndërsjellë, patjetër. Këto janë të lidhura me njëra tjetrën. unë nuk kam marrë përsipër të hyj në mes të askujt, nuk është kjo detyra ime. Unë thjesht kam marrë përsipër të kontribuoj për tryezën e dialogut nëpërmjet kumbarëve të procesit, që janë presidenti i Francës dhe kancelari i Gjermanisë. I takon atyre të bëjnë atë që dëshirojnë me këtë kontribut sepse tani ishte gati për tu bërë dhe tani janë kushtet për tu bërë, duke parë që në vend se të ulen në tryezë njëri çon policinë në godina bosh, tjetri çon ushtrinë për të kënduar këngë në kufij me Kosovën dhe të dy e dinë që as njëri dhe as tjetri nuk janë aty për të zgjidhur problemin real që është problemi i gjithë marrëveshjes së normalizimit dhe asociacionit, që është thelbi i kësaj marrëveshjeje, siç e keni parë. Nuk luftojmë për ndonjë gjë tjetër, njohjen e ndërsjellë dhe shpëtimin përfundimtar të Kosovës edhe nga kjo barrë mosnjohjesh që ka në kurriz, që 5 vende në mes të Evropës nuk e njohin akoma

 

Një javë nga mbledhja e dy qeverive të Tiranës dhe Prishtinës në 14 qershor, Albin Kurtit i tha se nuk është në lojë fati i tij, por i Kosovës dhe për këtë arsye duhet të bëjë pas me qëndrimet e tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *