E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rama paralajmëron: Sot dhe të dielën nuk lejohet hyrja dhe dalja nga zonat e kuqe

Kryeministri Rama publikoi një foto të hartës së Covid-19 në Shqiperi shoqeruar edhe me një sqarim sesi do të jetë fundjava e fundit sa I takon kufizimeve në zonat e kuqe ku ka ende prani të dukshme të koronavirusit.

Kreu I qeverisë konfirmoi se këtë fundjave në zonat e kuqe është I lejuar qëndrimi hapur I të gjitha aktiviteteve të biznesit, pa asnjë kufizim.

Reklamë

Po ashtu në zonat e kuqe janë hequr të gjitha kufizimet e levizjes së këmbësoreve dhe dhe automjeteve brenda zonave.

Megjithatë Rama bëri të ditur se nuk do të lejohet dalja nga perimetri I zonave të kuqve deri ditën e hënë ( 1 qershor).

Për momentin zona të kuqe mbeten Tirana, Durrësi, Shkodra dhe Kruja.

Vazhdo të lexosh

Reklamë