Subscribe

Kryeministri Rama deklaroi në aktivitetin e zhvilluar për prezantimin e buxhetit 2022 për Policinë e Shtetit se meritokracia është një arritje shumë e madhe në vitet e fundit për policinë në vend, dhe se ansjë deputet nuk ka fuqinë për të futur të afërmit e tyre në polici.

 

Më tej, gjatë fjalës së tij, ai paralajmëroi policët që shkelin uniformën se do të përballën me ligjin.

 

“Rekrutimi në policinë e shtetit tashmë kalon vetëm përmes rrugës së meritës. Tani është qe qartë se partia në pushtet, ministrat e saj, deputetët e saj nuk kanë më asnjë fuqi që të fusin një njeri në polici thjesht për hatër. Është rritur cilësia e punës së SHBÇBA, që me ligjin e ri bëhet edhe më e rëndësishme. Puna e bërë dhe rezultatet e arritura dhe mesazhi i dhënë nga ky shërbim se këtu nuk ka të paprekshëm dhe se këtu gjithkush që shkel uniformën përballet me ligjin, na e bëjnë të ardhmen e afërt shumë inkurajuese. Nga ana tjetër kemi aspektin e rëndësishëm të vlerësimit të vazhdueshëm të meritës edhe brenda për brenda.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *