E enjte, 1 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama paralajmëron: Nëse rastet vijojnë të rriten, rikthejmë karantinën

Kryeministri Rama paralajmeroi rikthimin e masave kufizuese ndaj Covid-19 nëse trendi i shtimit të rasteve të reja vijon, sic ka ndodhur në ditët e fundit.

Kreu I qeverise doli në një komunikate për mediat nga zyra e tij duke shprehur shqetësim për atë që po ndodh në vend.

Reklamë

Rama tha se në këtë periudhë ka më shumë shtrime në spital për koronavirus sesa në kulmin e pandemisë në mars dhe prill.

“Nuk kam ndërmend të bëj sehir për tiu treguar të gjithëve se Covid-19 nuk ka ikur. Do bëhemi njerez apo do bëhemi si lopa që derdh qumeshtin me këmbë sapo e mjel. Duhet të ndryshojmë sjellje të gjithë urgjentisht.. Seicili nga ne e ka në dorë të bëjë gjënë e duhur. Shifrat e Covid-19 po rriten e nëse këto të dhëna vijojnë edhe në ditët në vazhdim, do të bëjmë hapa pas. Karantina në këto situata është ilaçi më I mirë” u shpreh Rama.

Kryeministri shtoi se ekonomia bie dhe ngrihet ndërsa të vdekurit nuk ngjallen më.

Tre ditët e fundit, Shqipëria ka shënuar një rekord sa i takon të infektuarve me koronavirus. Vatra e dytë e shpërthimit të COVID-19 nisi një jave me pare në QSUT. 

Mungesa e ndërgjegjësimit të qytetarëve, të cilet me liberalizimin e masave kanë anashkaluar çdo lloj mase mbrojtëse ka bërë që të rritet frikshëm numri I te prekureve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë