Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
17 April 2026
Vizion fokus

Ishte ndërtuar mbi kanalin kullues, IMT shemb banesën e...

Rrëzohet helikopteri në Indonezi, 8 të vdekur

SPAK jep pretencën, kërkon 10 vite burg për Ervis...

Hyn në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit

Trump: SHBA-ja dhe Irani mund të zhvillojnë bisedime të...

PD protestë sot para kryeministrisë, bllokohen akset kryesore në...

Pas vizitës në Romë, kryeministri Rama sot në Spanjë,...

“Mos të flejë mbi dafina”/ Karaj: Salianji nëse nuk...

Karaj: Nuk vihet në pushtet me protesta, Berisha e...

Protesta e opozitës, Hitaj: Aksion pozitiv, por nuk mund...

Rama paralajmëron fermerët: Nuk do të ketë naftë për ata që abuzojnë, ju është dhënë atyre me “Mercedez”

10 Prill 17:39

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Berat ku zhvilloi një takim me sipërpmnarrësit e përpunimit të vajit të ullirt.

Në këtë takim kreu i qeverisë ishte i shqoëruar edhe nga ministri i Bujqësisë, Andis Salla, dhe ai i Pushtetit Vendor, Ervin Demo.

Ai tha se vendi nuk rregullohet nëse nuk kap standardet e BE-së dhe se një grup inspektorësh nga Brukseli kishin ardhur për të lënë një sërë rekomandimesh që duheshin plotësuar nga Shqipëria.

“Mbi 70 përfaqësues të fabrikave në fushën e përpunimit të vajit të ullirit janë bashkuar në një konsorcium të vetëm, duke krijuar një model unik në shitjen e këtij produkti me më pak kosto dhe më shumë fitime; një nismë që do të ketë në vijim mbështetje të posaçme nga bashkia dhe qeveria, me një program të ri kombëtar “Dyfisho Ndërmarrjen”, që do të mundësojë financim për të gjithë ata që duan të rriten si biznes me një plan konkret dhe bindës”, tha Rama.

Më tej kreu i qeverisë paralajmëroi se nuk do të kishte subvencion 10% të naftës nëse me të do abuzohej nga anaa e fermerëve.

“Duke krijuar këtë konsorcium dhe shpresoj t’i bashkohen edhe të tjerët, e do bashkohen se s’do kenë rrugë tjetër. Juve ulni kostot, krijoni masë kritike për eksportim, eksportoni dhe nxirrni në treg këtu, me një çmim dhe ju sjell vlerë të shtuar. Kaq e thjeshtë është me fjalë, me punë ka vështirësitë e vetë. Por ju them një gjë se ne do i mbështesim me vendosmëri të gjitha nismat. Ju keni filluar edhe këtu nismën e ndërtimit që do jetë pika fundore dhe siç thotë populli oreksi vjen duke ngrënë ndaj edhe ju do zgjeroheni e më tej dhe ndaj janë quajtur edhe Shoqëritë e Bashkuara, që mund të jetë edhe kooperativë, por kooperativë kapitaliste. Kemi edhe një program të ri kombëtar që e quajmë Dyfisho Ndërmarrjen Tënde dhe do mundësojë financim për ata që duan të rriten edhe më shumë dhe me një projekt bindës. Nuk dua të ushqej ato portalet mirë, bashkia i është bashkuar këtij konsorciumi dhe kjo është gjëja që do fuqizojmë dhe kjo është arsyeja pse Ervini ka ardhur në Tiranë për të bërë ministrin, për të nxitur bashkitë në rrugën e sipërmarrjes. Nafta ka qenë sfidë më vete për bujqësinë në sensin që kemi provuar ta kthejmë në disa anë e në fund kemi dalë në një rezultat të thjeshtë, e përshkruat ju dhe ministri shumë thjesht. Rezultati është ky se kemi sot më shumë për të shpenzuar për bujqësinë se sa dje, po nuk kemi aq shumë sa duhet të shpenzohet, ndaj edhe do shpenzojmë për ata që duan të punojnë në formën e rimbursimit të TVSH me 10%. Që do të thotë se kemi pasur mbi 60 mijë që kanë marrë naftë, ndërkohë që ne e dimë shumë mirë që fuqia prodhuese dhe bazat prodhuese të mëdha e të vogla nuk e kanë këtë lloj propocioni, pra nuk kanë 60 mijë aktorë e në këtë senes ne nuk kemi hequr mbështetjen për asnjë që ka nevojë për naftë por kemi hequr mundësinë që nafta të abuzohet dhe të përdoret për qëllime që nuk ka lidhje me bujqësinë”, vijoi ai.

Ai shpjegoi se në shumë raste kjo naftë u ishte dhënë personave që nuk e meritonin.

“Nafta ka qenë një sfidë për bujqësinë, sepse ne jemi përpjekur ta kthejmë atë nga disa anë. Kemi pasur mbi 60 mijë që kanë marrë naftë, ndërsa fuqia prodhuese nuk e ka këtë lloj proporcioni. Në këtë kuptim, ne nuk kemi hequr mbështetjen për askënd, por kemi hequr mundësinë që nafta të abuzohet dhe të përdoret për qëllime që nuk lidhen me bujqësinë. Shumë njerëz që punojnë tokat e të tjerëve janë detyruar ta marrin naftën dhe t’ua japin të tjerëve. Ne jemi detyruar të provojmë disa mënyra, dhe kjo tani vjen si rezultat i njohurive të formalizimit, i cili do t’ju japë mundësinë të keni më shumë mbështetje nga shteti dhe të përfitoni nga fondet evropiane. Një nga sfidat më të vështira të anëtarësimit në BE është siguria ushqimore. Standardet e sigurisë ushqimore duhet të garantohen. Unë besoj se shqiptarët kanë aftësinë të përshtaten, por duhet të fillojmë të punojmë që tani për atë që dëshiron Bashkimi Evropian. Ne duhet t’i përmbushim standardet si vend i BE-së”, u shpreh Rama.

Por sipas kryeministrit, ka edhe nga ata që abuzojnë me naftën, duke ia dhënë personave të tjera që janë me “Mercedes”.

“Ose kemi dalë në atë konkluzion edhe për një fakt tjetër që shumë njerëz që punojnë tokat e të tjerëve kanë qenë të detyruar ta marrin naftën e t’ia japin të tjerëve sepse është dhënë për sipërfaqe dhe ajo sipërfaqe është e dikujt tjetër e ndarë, ai tjetri ka Mercedes dhe kështu ai e merr nga të tjerët ndaj nuk na ka rezultuar kjo formulë dhe as nuk ka për të rezultuar se dalja nga kjo formulë do sjellë rënie të prodhimit. Nuk është kjo që e rrit podhimin, janë konkluzione që dalin nga proaktika, kemi provuar disa rrugë të detyruar dhe kjo rrugë është rritje e vetëdijes për formalizim, sepse kjo ju jep më shumë ndihmë nga shteti dhe financimet evropiane”, deklaroi kreu i mazhorancës.

Dhe më tej kaloi te çështjet e integrimit nëpërmjet kapjes së standardeve dhe një prej tyre ishte fusha e Bujqësisë, për të cilën shtoi se është një sfidë më vete dhe e madhe. Rama pranoi se shumë prej prodhuesve apo kategorive nuk i kapin standardet.

“Sa i përket financimeve evropiane, ne kemi domosdoshmërinë për t’u bërë pjesë e BE-së për 1001 arsye por kemi edhe 1001 sfida dhe një prej tyre të futjes atje në BE është siguria ushqimore. Që do të thotë se duke u bërë pjesë e BE-së nuk do të thotë se ti nuk eksporton atje, por s’e shet dot as këtu. Ndaj dua që të gjithë ata që kanë investuar në prodhim dhe agroprodhim duhet të sigurojnë standarde. Ka ardhur inspektim nga BE për pjesën më delikate të kësaj fushe që është ajo e prodhimeve nga gjëja e gjallë, bulmetrat dhe mishi. Janë 900 e ca pika në Shqipëri që trajtojnë këtë pjesë të fushës së bujqësisë dhe zhvillimit rural. Dhe kanë lënë një sërë rekomandimesh, nga ajo që duhet të bëjë përmirësime për të rritur standardet dhe te kategoria që është larg standardeve dhe që ka mundësi të përmirësohet si dhe ajo kategori që duhet hequr fare nga lista”, tha ai.

Por sipas tij, shqiptarët kanë aftësi për t’u adaptuar dhe besonte se do e kalonte këtë “dallgë”.

Por shtoi se pa kapur standardet në produktet ushqimore dhe cilësinë e tyre, nuk mund të kishte integrim.

“Unë besoj se shqiptarët kanë aftësi të jashtëzakonshme për tu adaptuar dhe besoj se do i rezistojmë kësaj dallge, por duhet të nisë tani puna se është gjynah që ai që ka investuar deri tani ta humbasë me idenë hajt se duhet të rregullohemi. Nuk rregullohemi dot nëse nuk kapim standardet e BE, janë mira jonë por edhe e konsumatorit dhe duhen arritur. Ne jemi një emër që nuk ka nam të keq, kjo është e rëndësishme, ama nga ana tjetër duhet t’i bëjmë ysmetin dhe të jemi të mençur nga mënyra si prodhojmë vajin e ullirit, si e paketojmë dhe reklamojmë produktin se si të jetë edhe më i kërkuar. E nisa me Demon dhe po e mbyll me Demon, ministri, do ndërtojmë një pikë atje siç e thotë ai produkt eksperience, do të jetosh me eksperiencë, eja në Berat, Berati ka shumë eksperiencë por nëse do të ngjitesh lart, filloje nga Berati”, përfundoi Rama, duke bërë edhe batuta me fermerët dhe bujqërit e pranishëm në takim.

Posted Under:
Ekonomi Kryesoret

Nga e njëjta kategori

Pas vizitës në Romë, kryeministri Rama sot në Spanjë, takim me Sanchez

më shumë...

Karaj: Nuk vihet në pushtet me protesta, Berisha e ka shkatërruar PD-në

më shumë...

Dosja “Partizani”, Hitaj: Ja pse nuk është thirrur më parë Rama! Karaj: Kryeministri ka frikë nga SPAK

më shumë...

Zjarri “përpiu” pallatin, Dango: Deri në 45 mijë lekë bonus qiraje për familjet e prekura

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:59

Ishte ndërtuar mbi kanalin kullues, IMT shemb...

10:44

Rrëzohet helikopteri në Indonezi, 8 të vdekur

10:43

SPAK jep pretencën, kërkon 10 vite burg...

10:30

Hyn në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe...

10:14

Kapet me 8 kilogramë kanabis, arrestohet 30-vjeçari...

10:04

Lëvizte i armatosur dhe me maskë me...

9:26

Trump: SHBA-ja dhe Irani mund të zhvillojnë...

8:51

PD protestë sot para kryeministrisë, bllokohen akset...

8:42

“Shmang xhelozinë në dashuri”, parashikimi i yjeve...

8:18

Pas vizitës në Romë, kryeministri Rama sot...

10:34

“Mos të flejë mbi dafina”/ Karaj: Salianji...

10:24

Karaj: Nuk vihet në pushtet me protesta,...

10:10

Protesta e opozitës, Hitaj: Aksion pozitiv, por...

10:07

Karaj: Hetojnë Berishën për dosjen “Partizani”, pse...

9:55

Dosja Partizani/ “Thirrja e Ramës në gjyq,...

9:49

“Dosja Partizani”, Ramaj: Nuk përfitoi vetëm dhëndri...

9:38

Dosja “Partizani”, Hitaj: Ja pse nuk është...

9:30

“Dosja Partizani”, Ramaj: Hera e paqë që...

9:25

“Dosja Partizani”, Karaj: Rama mund të shmangë...

9:11

Lezhë/ Të rinjtë përfshihen në konflikt fizik...

Më të klikuarat

  • Romanca në Ferma VIP “tronditet” pas puthjes, In...
  • “O do ndryshoni, o do ju detyrojnë”, nesër Hënën e Re te Das...
  • Kamioni përplaset me furgonin, ndërron jetë italiani, shqipt...
  • Fëmijët i vendosën zjarrin pallatit? Çfarë u pa në kamerat e...
  • Futbolli në zi/ Humb jetën në një aksident tragjik ish-porti...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.