E hënë, 28 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama paralajmëron drejtorët e shkollave: Disa janë out fare…

Kryeministri Rama ishte në krah të Ministres Evis Kushi këtë të shtune për në prezantuar buxhetin e 2022 për arsimin dhe sportin.

 

Reklamë

Kreu i qeverisë mes të tjerash u ndal tek drejtuesit e shkollave, disa prej të cileve sipas tij nuk meritojnë të jenë në ato pozicione.

 

“Kemi drejtuese shkollash që nuk e meritojnë të jenë aty. Kemi drejtues shkollash që janë out…dhe këtu është e qartë për mua, për ministren dhe duhet të jetë e qartë për Drejtorinë që duhet ndërhyrë, në mënyrë që drejtuesit me vlerë të mbështeten, ndërsa ata që nuk e meritojnë. Nuk ka rëndësi çfarë bindje politike ke , apo nga je…Nëse ne nuk kemi drejtimin e shkollës , apo ka një koordinimin nga lart brenda shkollës është e pamundur’, u shpreh Rama.

 

Ai shtoi se është vendosur një fond i ri për sportin në shkolla e për këtë arsye do të shtohen klasat sportive në mënyre që të rinjtë të kenë një alternativë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë