Politikë
Rama paditi Berishën për shpifje, i kërkon 100 mijë lekë dëmshpërblim

Gjykata e Tiranës ka zhvilluar seancën e parë gjyqësore mes kryeministrit Rama dhe ish-liderit demokrat, Sali Berisha.
Reklamë
Gjyqtarja e çështjes Fida Osmani pasi u njoh me kërkesat e të dyja palëve vendosi shtyrjen e seancës për në 11 prill.
Kryeministri Edi Rama e ka paditur në gjykatë ish-kryeministrin Berisha për shpifje.
Rama kërkon nga Berisha shumë prej 100 mijë lekësh si dëmshpërblim moral për dëmin që I është shkaktuar.
Ndërkohë krahas kësaj padie, kreu I qeverisë ka depozituar dhe disa të tjera ndaj deputetëve të opozitës.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




