Subscribe

Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe njëherë në fjalën e tij të mbajtur në Kongresin e PS-së, se Reforma në Drejtësi është një nga arritjet më të mëdha të socialistëve.

 

Ai theksoi se të gjithë zërat që thonë se kjo reformë u importua nga ndërkombëtarët është absolutisht e pavërtetë.

 

Sipas kryeministrit Rama europianët dhe amerikanët këtu ishin edhe para vitit 2013-të.

 

Reforma në Drejtësi është një nga Reformat më të mëdha të bëra nga Partia Socialiste e Shqipërisë. Sot ka shumë përpjekje për t’i treguar frytet e para të kësaj reforme si produkt importi nga SHBA, madje për t’i treguar pro kapjes me pahir nga hallatet të gjitha forcat vendimmarrëse nga aleati ynë strategjik, asgjë të vërtetë nga këto nuk ka. Reformë në Drejtësi pa PS-së dhe fitoren tonë të vitit 2013-të, nuk ka anglo-amerikan apo euro-perëndimor që bënte dot në Shqipëri. Ambasada Amerikane nuk erdhi në Shqipëri në vitin 2013-trë, këtu ishin që kur u çliruam nga diktatura”, u shpreh Rama.

 

Më tej kreu i qeverisë shqiptare theksoi se sot mënyra se si Shqipëria e bëri Reformën në Drejtësi po merret shembull edhe nga vendet e tjera të rajonit.

 

Ndërsa ripërsëriti se këtë reformë e bënë socialistët pasi ata u votëbesuan nga shhqiptarët dhe jo nga ndërkombëtarët. /Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *