Subscribe

Kryeministri Edi Rama shprehet optimist se progresi i Shqipërisë me reformat do te sjelle nje vendim pozitiv per negociatat e anëtarësimit ne Bashkimin Europian. Deklaratën shefi i qeverise e beri nga Vjena, ku mori pjese ne samitin “Migrimi përgjatë rrugës ballkanike”.

“Nga ana tjetër ishte një rast shumë i mirë për të parë, edhe në sensin e  marrëdhënieve tona me të tjerët, forcimin e reputacionit të vendit tonë si një vend ku ka një vullnet të gjithëpranuar botërisht për reformën në drejtësi, për luftën kundër krimit, kundër trafiqeve dhe kundër korrupsionit. Kjo ishte nota pozitive për mua dhe shpresoj shumë të marrim atë që na takon mbas gjithë kësaj pune të madhe që kemi bërë, rekomandimin për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, që na fut në një fazë të re gjatë mandatit të dytë të qeverisjes.”

Duke u ndalur tek kriza e emigranteve, nje nga sfidat kryesore per Europen, kryeministri e beri te qarte se vendi ynë mbetet i gatshëm per te qene pjese e nje zgjidhjeje te përbashkët. Por ai sqaroi pozicionin e Shqipërisë ne kete krize, qe është larg sjelljes se disa vendeve.

“Shqipëria ka pozicionin e saj të qartë qysh në fillim, jemi gati të marrim pjesë në  këtë përpjekje, nëse kjo është e përbashkët, e mirëorganizuar, e koordinuar dhe e ndershme për të gjitha vendet. Shqipëria as mund të çeli kufijtë e të nxjerrë gjoksin përpara, as nuk sillet si disa vende që faktikisht tradhtojnë vlerat e parimet e Bashkimit Europian, kur flasin dhe i qasen çështjes së refugjatëve.”

Pjesëmarrja ne samit nuk ishte angazhimi i vetëm i kryeministrit Rama, i cili pati nje takim edhe me kancelarin austriak Christian Kern, te cilin e njohu me progresin reformave. Ata shprehen vullnetin për rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe mundësitë e biznesit për të shtrirë investimet e tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *