Kryeministri Edi Rama doli në një konference për shtyp për të folur mbi takimet në Samitin e Sofjes I cili sipas tij shërbeu për të vijuar përpjekjet diplomatike për të bindur vendet e BE-së për hapjen e negociatave.

 

“Patëm dy raste për të folur edhe për pjesën e integrimit pavarësisht se axhenda e samitit ishte e fokusuar tek konektiviteti I rajonit dhe infrastruktura. Folëm për procesin e integrimit dhe negociatat në mbledhjen e liderve të BE-së dhe në dreken që e pasoi këtë mbledhje. Ka paqartësi për rrugën që do të ndiqet për reformimin e BE-së sepse proceset janë të komplikuara BE-ja është në kulmin e një debate të brendshëm lidhur me zgjerimin. Kjo gjë nuk na ndihmon por sërish unë jam optimist për një rezultat pozitiv në muajin qershor sa I takon hapjes së negociatave.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *