Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e ngritura se ai ishte sëmurë dhe ishte shtruar në Gjermani.

 

Në një komuinikim në “Facebook”, Rama pohoi se ai ishte në Gjermani e në Francë për punët e integrimit të vendit dhe jo për shëndetin e tij.

 

“Ne do të flasim nesër më gjatë dhe më gjerë dhe kushdo është i mirëseardhur. Siç e shihni jam mirë dhe nuk jam në spital në Berlin. Njerëz jemi dhe edhe mund të sëmuremi.  Kam qenë në Francë dhe në Berlin për punë dhe hallin e Shqipërisë dhe jo për shëndetin tim, por isha për të kërkuar ndihmë për hapjen e negociatave. Nuk ishte vizitë zyrtare, por një vizitë informale.  E tërë kjo, ishte sajesë e kazanit të opozitës sonë rrugëhumbur”, tha  ai.

 

Ai tha më tej se do padisë në gjykatë të gjithë ata që sajuan sëmundjen e tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *