Rama: Opozita zero mundësi fitoreje në zgjedhjet e 2021

Kryeministri Edi Rama e cilësoi si një fitore numrin e pjesëmarrjes së votuesve në zgjedhjet e 30 qershorit.
Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se vetëm një analfabet politik mund ta shoh rezultatin si një tkurrje të shumicës qeverisëse. Sipas tij, opozita edhe në zgjedhjet e 2021 ka zero shanse që të rikthehet te fitorja.
“Ta lexosh si refuzim popullor ndaj meje, ndaj nesh përqindjen krejt normale të pjesëmarrjes në këto zgjedhje të bombarduara dhe kërcënime dhe ta shohësh rezultatin tonë si tkurrje të zgjedhjeve e shumicës qeverisëse do të thotë jo thjeshtë të mos dish çfarë flet, por të mos dish se çfarë vjen më mbrapa. Në fakt qoftë zhvillimi i zgjedhjeve, qoftë rezultati ynë, por qoftë edhe analfabetizmi politik dhe verbëria kronike e udhëheqjes opozitare e tregoi qysh sot se përse ajo opozitë nuk ka asnjë shans rikthimi tek fitorja, zero mundësi fitoreje në 2021.”
Më tej Rama u ndal edhe tek Kodi i Ri Zgjedhor. Ai tha se mazhoranca në zgjedhjet e ardhshme do të përfshijë edhe votën e emigrantëve ndërsa akuzoi opozitën se po e pengon një gjë të tillë.
“Opozita po pengon përfshirjen e emigrantëve në Kodin Zgjedhor. Ne do ta përfshimë votën e emigrantëve në procesin zgjedhor. Shpesojmë dhe mbështetjen e opozitës së rë parlametare.”




